Pikat kryesore
- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, në një deklaratë për mediat theksoi edhe njëherë se nuk ka një projekt të mirëfilltë në Zvërnec.
- Hoxha u shpreh se në bazën e projektit do të zhvillohet një vlerësim i thelluar për ndikimin në mjedis.
- Ministri Hoxha vuri në dukje faktin se projekti bëhet nga arkitektët më të mirë në këtë fushë, dhe do të vendosë ekuilibër mes nevojës për zhvillim dhe mbrojtje.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, në një deklaratë për mediat theksoi edhe njëherë se nuk ka një projekt të mirëfilltë në Zvërnec. Hoxha u shpreh se në bazën e projektit do të zhvillohet një vlerësim i thelluar për ndikimin në mjedis. Ministri Hoxha vuri në dukje faktin se projekti bëhet nga arkitektët më të mirë në këtë fushë, dhe do të vendosë ekuilibër mes nevojës për zhvillim dhe mbrojtje. “Nuk kemi një projekt. Është përsëritur kushedi se sa herë një gjë e tillë. Nuk ka një projekt të mirëfilltë të miratuar. Ka një punë që po bëhet për një projekt. Unë besoj informacionin e qeverisë sime nga arkitektët më të mirë ndërkombëtar, se si të hartojnë në mënyrën më të mirë zhvillimin dhe natyrën. Mbi bazën e këtij projekti do të zhvillohet një vlerësim i thelluar për ndikimin në mjedis, në përputhje me legjislacionin dhe angazhimet tona. Nuk e kam sepse ende nuk është bërë. Do të bëhet nga më të mirët që punojnë në këtë fushë, brenda dhe jashtë vendit. Do të vendosim ekuilibrin më të mirë, midis nevojës për zhvillim dhe mbrojtje. S’po shpikim asgjë, është bërë gjetkë. Është projekt privat, në zonë private, nga një investitor privat”, u shpreh Hoxha.