Pikat kryesore
- Policia e Tiranës ka zbuluar 3 apartamente në Rrugën e Elbasanit dhe në rrugën “Vangjush Furxhi” ku ushtrohej prostitucion nga shtetase të huaja.
- Uniformat blu bëjnë me dije se janë arrestuar 3 shtetase kineze dhe 1 vietnameze, ndërsa 2 të tjerë janë proceduar për veprën penale të prostitucionit.
- G., 42 vjeçe, pasi dyshohet se secila kishte marrë me qira, një apartament në Rrugën e Elbasanit, për të ushtruar prostitucion; -shtetasja vietnameze, Th.
Policia e Tiranës ka zbuluar 3 apartamente në Rrugën e Elbasanit dhe në rrugën “Vangjush Furxhi” ku ushtrohej prostitucion nga shtetase të huaja. Uniformat blu bëjnë me dije se janë arrestuar 3 shtetase kineze dhe 1 vietnameze, ndërsa 2 të tjerë janë proceduar për veprën penale të prostitucionit. Sipas policisë, dy shtetaset kineze, 39 dhe 42 vjeçe kishin marrë me qira një apartament në Rrugën e Elbasanit për të ushtruar prostitucion, ndërsa shtetasja vietnameze 43 vjeçe e kishte marrë me qira apartamentin në rrugën “Vangjush Furxhi” “Si rezultat i punës operative dhe asaj hetimore, me objektiv konstatimin e rasteve të vënies së ambienteve të marra me qira, në dispozicion të ushtrimit të prostitucionit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve finalizuan operacionin e koduar “Flats”, gjatë të cilit u goditën 3 raste të tjera të kësaj veprimtarie. Për rastet u arrestuan: -shtetaset kineze, K. Sh., 39 vjeçe dhe W. G., 42 vjeçe, pasi dyshohet se secila kishte marrë me qira, një apartament në Rrugën e Elbasanit, për të ushtruar prostitucion; -shtetasja vietnameze, Th. (N. L.) V., 43 vjeçe, pasi dyshohet se kishte marrë me qira, një apartament në rrugën “Vangjush Furxhi”, për të njëjtin qëllim”, thuhet në njoftimin e policisë.