Pikat kryesore
- Federata Shqiptare e Futbollit do të duhet të tregojë se cili është qendrimi I saj lidhur me planin e ri të FIFA-s, për investimet private në turnetë e saj, përfshi edhe Kupën e Botës.
- Për momentin, presidenti Armand Duka nuk ka dalë me asnjë deklaratë zyrtare, pavarësisht kërkesave të shumta nga mediat shqiptare, e padyshim që nuk e ka të lehtë.
- Flitet për një propozim nga I cili Federatat anëtare të FIFA-s do të marrin nga 40 milionë euro dhe besohet se flitet për çdo cikël Botëror.
Janë me të vërtetë në mes të dy zjarreve. Federata Shqiptare e Futbollit do të duhet të tregojë se cili është qendrimi I saj lidhur me planin e ri të FIFA-s, për investimet private në turnetë e saj, përfshi edhe Kupën e Botës. Për momentin, presidenti Armand Duka nuk ka dalë me asnjë deklaratë zyrtare, pavarësisht kërkesave të shumta nga mediat shqiptare, e padyshim që nuk e ka të lehtë. Flitet për një propozim nga I cili Federatat anëtare të FIFA-s do të marrin nga 40 milionë euro dhe besohet se flitet për çdo cikël Botëror. Sidoqoftë, kjo shumë e jashtëzakonshme për Shqipërinë, por e madhe edhe për federata tepër të rëndësishme në të gjithë globin, do të jepet vetëm me kusht që të pranohet plani I presidentit Xhani Infantino. I njohur si njeri I besuar I presidentit të UEFA-s, Aleksandër Çeferin, Duka nuk ka dërshirë t’i dalë atij kundra, por edhe nuk ka asnjë dëshirë që të jetë në konflikt me FIFA-n. Sa për UEFA-n, qendrimi I saj është I qartë, e ka kundërshtuar projektin që pritet të hidhet në votim në Kongresin më të afërt për të marrë ose jo votën e 211 federatave anëtare të FIFA-s. Kërcënimi I UEFA-s është që të bojkotojë Kupën e Botës nëse vazhdohet me projektin bashkëpunues me privatët, dhe në një rast të tillë jo vetëm që Federata Shqiptare do të jetë e detyruar të rreshtohet në një krah, por edhe do të humbiste kuptimin vetë Botërori. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! FIFA sërish në telashe nga malvinët/ Godoy Cruz del në fushë me banderolën antibritanike Një “lule” për pranverën/ FSHF detyron klubet e Superligës të aktivizojnë një adoleshent Infantino, një “meme” botërore/ FIFA po sulmohet nga shumë anë për shkak të presidentit