Hyri me Jet Car mes pushuesve në Shëngjin, drejtuesi gjobitet me 500 mijë lekë dhe i…

Hyri me Jet Car mes pushuesve në Shëngjin, drejtuesi gjobitet me 500 mijë lekë dhe i…

Pikat kryesore

  • Lundrimi me shpejtësi me një mjet lundrues ‘Jet Car’, brenda zonës së dedikuar për pushuesit në Shëngjin i kushtoi shtrenjtë personit me inicialet D.M.
  • Policia u bëri thirrje drejtuesve të mjeteve lundruese të respektojnë rregullat e lundrimit dhe perimetrat e sigurisë, duke theksuar se ndaj çdo shkeljeje që rrezikon pushuesit do të ketë reagim të menjëhershëm.

Lundrimi me shpejtësi me një mjet lundrues ‘Jet Car’, brenda zonës së dedikuar për pushuesit në Shëngjin i kushtoi shtrenjtë personit me inicialet D.M. Ai u kap nga Policia Kufitare pasi kishte hyrë brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar drejtpërdrejt jetën dhe sigurinë e personave që po bënin plazh dhe u ndëshkua me gjobë prej 500 mijë lekësh të rinj, ndërsa mjeti lundrues u bllokua. Policia u bëri thirrje drejtuesve të mjeteve lundruese të respektojnë rregullat e lundrimit dhe perimetrat e sigurisë, duke theksuar se ndaj çdo shkeljeje që rrezikon pushuesit do të ketë reagim të menjëhershëm.

Lini një Përgjigje