Pikat kryesore
- Gjatë bisedës me Mateo Borrin, Armela tregoi se vite më parë ishte kontaktuar nga ylli brazilian i futbollit, Neymar, në periudhën kur ai ishte pjesë e Paris Saint-Germain.
- Atëherë luante me PSG dhe më ftoi edhe për ta takuar në Paris” , u shpreh ajo.
- Deklarata e saj surprizoi jo pak të pranishmit në studio, ndërsa intervista vijoi me pyetje që lidhen me futbollin dhe lojtarët e saj të preferuar.
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Armela Hyseni, ka bërë një zbulim interesant gjatë një interviste në emisionin “Top Arena”, ku foli për disa nga mesazhet më të papritura që ka marrë ndër vite në rrjetet sociale. Gjatë bisedës me Mateo Borrin, Armela tregoi se vite më parë ishte kontaktuar nga ylli brazilian i futbollit, Neymar, në periudhën kur ai ishte pjesë e Paris Saint-Germain. “ Para shumë vitesh më ka shkruar Neymar. E kam ende në telefon. Atëherë luante me PSG dhe më ftoi edhe për ta takuar në Paris” , u shpreh ajo. Deklarata e saj surprizoi jo pak të pranishmit në studio, ndërsa intervista vijoi me pyetje që lidhen me futbollin dhe lojtarët e saj të preferuar. Në një moment, Armela u pyet për futbollistët që i duken më tërheqës, ndërsa tha se së fundmi arbitrat i tërheqin më shumë vëmendjen sesa vetë lojtarët, duke përmendur arbitrin slloven Slavko Vinčić. Po ashtu, gjatë një loje me zgjedhje të shpejta, asaj iu kërkua të zgjidhte një futbollist për martesë, një për darkë dhe një për bllokim. Armela tha se do të martohej me Cristiano Ronaldon, të cilin e cilësoi si “husband material”, do të dilte për darkë me Michael Olise, ndërsa Neymarin do ta bllokonte. Në fund, ajo zbuloi se gjatë viteve ka marrë mesazhe edhe nga futbollistë të tjerë, përfshirë disa që kanë qenë në marrëdhënie, por zgjodhi të mos bëjë publikë emrat e tyre.