Gjermania në ndryshim, ku hapen vendet e reja të punës?

Gjermania në ndryshim, ku hapen vendet e reja të punës?

Pikat kryesore

  • Thuajse çdo javë ka lajme për shkurtime vendesh pune në koncernet e mëdha gjermane.
  • Logjikisht duhet të shikonim një valë papunësie, po ajo nuk vërehet.
  • Ka disa forca që vazhdojnë ta mbajnë ekonominë gjermane në këmbë.

Thuajse çdo javë ka lajme për shkurtime vendesh pune në koncernet e mëdha gjermane. Logjikisht duhet të shikonim një valë papunësie, po ajo nuk vërehet. Në fakt, tabloja e plotë duket ndryshe. Ka disa forca që vazhdojnë ta mbajnë ekonominë gjermane në këmbë. E para është baza fiskale solide: me një borxh publik prej rreth 63 për qind të GDP-së, Gjermania qëndron shumë poshtë mesatares së Eurozonës (88%) apo Francës e Italisë, ku borxhi kalon 100%. Pastaj vijnë investimet, që pas katër vjetësh rënieje po forcohen sërish. Por më interesantja është ajo që po ndodh pa bujë brenda tregut të punës. Gjermania po kthehet ngadalë në një shoqëri që rron më shumë nga shërbimet. Sigurisht, shkurtimet janë të dhimbshme. Dhe papunësia e ulët nuk është vetëm shprehje force: ajo shpjegohet pjesërisht me pensionimet dhe me më pak konkurrentë nga BE për të njëjtat vende pune. Mbështetja e tregut përmes konsumit vazhdon, sepse jo të gjithë preken nga krizat: nëpunësit civilë dhe punonjësit e tjerë të shtetit konsumojnë thuajse njësoj, pasi të ardhurat i kanë pavarësisht nga konjunktura. Ndryshe është në sektorin privat, ku shkatërrohen ekzistenca dhe vende pune. Gjermania blen dhe shet me çmime të tregut botëror, jo me çmime vendase. Gjermania nuk ndodhet para kolapsit. Ajo thjesht po kalon në një fazë të re zhvillimi. Gjermania po përjeton stanjacionin ekonomik më të gjatë që nga viti 1949. S’kemi të bëjmë me një dobësim të çastit, por me disa shndërrime që e godasin Gjermaninë njëherësh, si rrallë vende të tjera, shkroi së fundi ekonomisti i njohur Bert Rürup. Nga njëra anë, vala e madhe e globalizimit, ajo që e pasuroi vendin, ka ndaluar. Furnizimi me energji po vihet mbi baza të reja. Konkurrentët kinezë po forcohen. Popullsia po plaket dhe kjo e ngadalëson rritjen. Njëkohësisht, vala e gjatë e punësimit, e nxitur nga reformat e viteve 2000 të kancelarit Gerhard Schröder (Agjenda 2010), ka arritur në fund. Por më e ndjeshme është diçka tjetër: që nga viti 2022, eksporti nuk e luan njësoj rolin e lokomotivës për ekonominë gjermane. Gjermania eksporton më pak drejt SHBA-së, për shkak të barrierave doganore të vendosura nga Uashingtoni; dhe nga ana tjetër, Kina po i përmbyt tregjet me mallrat e veta. Por ky krahasim, që e bëjnë edhe disa media gjermane, flet më shumë për nerva të tendosura sesa për gjendjen e vërtetë. Politologu i njohur Albrecht von Lucke kujtoi së fundi në këtë kuadër se asnjë brez gjermanësh nuk ka jetuar ndonjëherë kaq mirë sa ky i sotmi. Gjermania ndodhet në një nivel të lartë dhe ankesat që bën janë duke u nisur nga ky nivel. Pra problemi ndoshta është diku tjetër. Njerëzit u mësuan të mendonin se rehatia e mirëqenia do të vazhdonin pa fund, si thuajse në tridhjetë vitet e fundit, do të vazhdonin edhe pa investuar sa duhej në të ardhmen; si atëherë kur Gjermania mbështetej te gazi i lirë rus dhe te eksportet e saj. Por kohët ndryshojnë. Ndërsa Republika e Vajmarit ishte një republikë e sapodalë nga Lufta e Parë Botërore, me një shoqëri mjaft të militarizuar, në prag të luftës civile. Krahasuar me atë kohë, përçarjet e sotme janë të vogla. Kur pesimizmi nuk përputhet me realitetin Sondazhet e opinionit tregojnë përgjithësisht një shoqëri pesimiste. Por sondazhet regjistrojnë gjendjen e çastit. Politologia dhe studiuesja e njohur e së ardhmes, Florence Gaub shpjegoi në media, se po të shohësh më thellë, në studimet për shoqërinë gjermane, del në pah se kohezioni social ekziston: shtatëdhjetë për qind e gjermanëve kanë besim te bashkatdhetarët e tyre — po aq sa kanë te njëri-tjetri p.sh., finlandezët, ata që mbahen si populli më i lumtur në botë. Pse rritet pasiguria në një shoqëri të begatë Nga njëra anë, sepse harrohet se konfliktet janë pjesë e natyrshme e demokracisë, kujton Gaub; e kur ato shtohen shumë, e gjithë jeta na duket si krizë pa fund. Nga ana tjetër, në shoqëritë perëndimore është përhapur një ndjenjë ngopjeje materiale, që shtron pyetjen edhe më të thellë: çfarë do të thotë sot të ecësh përpara? Një pjesë e njerëzve, që nuk e kanë arritur këtë, vazhdojnë ta kërkojnë; por një pjesë tjetër, sidomos të rinjtë, kërkojnë diçka krejt tjetër: që të kenë kohë për të jetuar si dëshirojnë vetë, në vend që të akumulojnë pasuri materiale. Për shumë njerëz, sidomos pas pandemisë së Covid-19, koha personale po bëhet forma më e rëndësishme e pasurisë. Mes reformave, investimeve dhe përgjegjësisë Shndërrimet e përmendura ende s’kanë një karakterizim të prerë. Ajo që është e qartë është se marrëdhënia jonë me realitetin po ndryshon, edhe për shkak të inteligjencës artificiale. Por se ku do të çojë ky ndryshim ende nuk është plotësisht e qartë. Disa flasin për një boshllëk konceptual. Qeveria e kancelarit Friedrich Merz, nga ana e vet, së fundi miratoi disa reforma të nevojshme. Një nga ekonomistët me ndikim në Gjermani, Marcel Fratzscher i tha DW-së se reformat në shëndetësi, në pensione e në tatime ecin në drejtimin e duhur. Fratzscher bën thirrje që të hiqet dorë nga zakoni i pasimit të përgjegjësisë; kompanitë, degët e industrisë, partitë duhet të përballen sot me përgjegjësinë e tyre. Në fund, e ardhmja vendoset pikërisht nga guximi, jo thjesht nga shifrat. / DW/ Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Aeroplani përplaset mbi shtëpinë e një familjeje në Gjermani, dy persona humbin jetën Gjermania shënon rritje të rasteve të dhunës seksuale ndaj fëmijëve Gjermani, rriten ndjeshëm çmimet e qirave

Lini një Përgjigje