Pikat kryesore
- Një zjarr i madh ka shkatërruar një fermë blegtorie në Patos, me dëme të konsiderueshme materiale dhe humbje në bagëti.
- Flakët shpërthyen në mesdite dhe u përhapën me shpejtësi, të favorizuara nga temperaturat e larta dhe prania e sasive të mëdha të ushqimit për bagëtitë.
- Fermerët dhe banorët e zonës ishin të parët që nisën të shuanin flakët për të shpëtuar gjënë e gjallë deri në mbërritjen e zjarrfikësve të Patosit.
Një zjarr i madh ka shkatërruar një fermë blegtorie në Patos, me dëme të konsiderueshme materiale dhe humbje në bagëti. Flakët shpërthyen në mesdite dhe u përhapën me shpejtësi, të favorizuara nga temperaturat e larta dhe prania e sasive të mëdha të ushqimit për bagëtitë. Fermerët dhe banorët e zonës ishin të parët që nisën të shuanin flakët për të shpëtuar gjënë e gjallë deri në mbërritjen e zjarrfikësve të Patosit. Për shkak të përmasave të zjarrit dhe rrezikut të përhapjes së flakëve, në ndihmë u angazhuan edhe zjarrfikësit e Fierit. Pas disa orësh pune intensive, ekipet arritën ta vinin zjarrin nën kontroll dhe të shmangnin përhapjen e tij në objektet përreth. Bilanci paraprak është mbi 10 krerë bagëti të djegura dhe sasi të mëdha ushqimi për bagëtitë, makineri bujqësore dhe stalla e fermës. Në vendngjarje ndodhen edhe shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e zjarrit. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! SHBA: Shqipëria, shënjestër e Iranit/ Leka: Vendi ynë është i rrezikuar nga lufta hibride Aksident i dyfishtë në Fier/ Mjeti me targa italiane përfundon në kanal, shkak parakalimi i gabuar Dy ditë pushim për gratë gjatë ciklit menstrual/ Mali i Zi miraton ndryshimet ligjore