Të huajt ‘dynden’ drejt Shqipërisë, pronat me qira ditore bëhen biznesi i momentit

Të huajt ‘dynden’ drejt Shqipërisë, pronat me qira ditore bëhen biznesi i momentit

Pikat kryesore

  • Shqipëria hyri në sezonin veror me më shumë vizitorë sesa prona të reja për t’i akomoduar, të paktën në segmentin e apartamenteve me qira afatshkurtra.
  • Në qershor, kërkesa për qira afatshkurtra u rrit me një ritëm më shumë se dy herë më të shpejtë se oferta, duke ndikuar njëkohësisht në rritjen e normës së zënies (prenotimeve) dhe të çmimeve.
  • Sipas të dhënave të AirDNA, në qershor 2026 u regjistruan 284 329 net-qëndrime në pronat e listuara në platformat e qirave ditore, ose 22,6% më shumë krahasuar me një vit më parë.

Shqipëria hyri në sezonin veror me më shumë vizitorë sesa prona të reja për t’i akomoduar, të paktën në segmentin e apartamenteve me qira afatshkurtra. Në qershor, kërkesa për qira afatshkurtra u rrit me një ritëm më shumë se dy herë më të shpejtë se oferta, duke ndikuar njëkohësisht në rritjen e normës së zënies (prenotimeve) dhe të çmimeve. Sipas të dhënave të AirDNA, në qershor 2026 u regjistruan 284 329 net-qëndrime në pronat e listuara në platformat e qirave ditore, ose 22,6% më shumë krahasuar me një vit më parë. Në të njëjtën periudhë, numri i pronave të disponueshme u rrit në 31 655, nga 28 972 që ishin në qershor të vitit 2025, duke shënuar një rritje prej 9,26%. Me kërkesën që po ecën dukshëm më shpejt se oferta, norma e zënies apo e prenotimeve u rrit në 58,89%, nga 55,47% një vit më parë. Kjo rritje prej 3,42 pikësh përqindjeje konfirmon edhe një herë se tregu vazhdon të ketë kërkesë të lartë për këtë segment akomodimi, duke përthithur menjëherë kapacitetet e disponueshme.

Lini një Përgjigje