Pikat kryesore
- Ndodh që ndryshon fati i karrierës së shumë lojtarëve, e mes tyre edhe i atyre të kombëtares së Shqipërisë, apo shqiptarëve në përgjithësi.
- Njëri nga emrat e lakuar të momentit është Julian Shehu, mesfushori kuqezi, i cili u paraqit shumë mirë sezonin e kaluar në Superligën e Polonisë.
- Për të, sipas mediave që merren me transferimet, dhe të cilave u referohen edhe mediat në Greqi, ka interesim nga Olimpiakos.
Është periudhë vere, madje është fillimi. Ndodh që ndryshon fati i karrierës së shumë lojtarëve, e mes tyre edhe i atyre të kombëtares së Shqipërisë, apo shqiptarëve në përgjithësi. Njëri nga emrat e lakuar të momentit është Julian Shehu, mesfushori kuqezi, i cili u paraqit shumë mirë sezonin e kaluar në Superligën e Polonisë. Për të, sipas mediave që merren me transferimet, dhe të cilave u referohen edhe mediat në Greqi, ka interesim nga Olimpiakos. Mesfushori ynë ka kontratë me Vidzevin deri në 30 qershor 2028, pra klubi polak është në pozita të forta e mund të kërkonte 3.5 milionë euro apo më shumë për ta lejuar që të largohet. Edicionin e kaluar, ai pati 4 gola e 5 asistë në 31 ndeshjen në Superligën polake, statistika shumë të mira sidomos duke pasur parasysh se është mesfushor me rol mbrojtës. Fanelën kuqezi e ka veshur 11 herë pasi u thirr nga trajneri Silvinjo. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Irani në Botëror mes luftës/ Kombëtarja “persiane” mbërrin në bazën e saj në Meksikë Luis Hasa “shtohet” me 1.5 milionë/ Lojtari më i ri i Kombëtares është më i shtrenjtë në treg Kuqezinjtë gati për Izraelin/ Shqipëria pret Izraelin në “Arenë” këtë të mërkurë në 20:00