Gladiatorë në Shtëpinë e Bardhë”, Trump përgatit festën më të madhe presidenciale në…

Gladiatorë në Shtëpinë e Bardhë”, Trump përgatit festën më të madhe presidenciale në…

Pikat kryesore

  • Në Washington po përgatitet një festë e pazakontë për 80-vjetorin e presidentit amerikan, Donald Trump.
  • Më 14 qershor, ditë që pritet të mbetet në histori si një nga ngjarjet më të bujshme të ditëlindjeve presidenciale në SHBA.
  • Në kompleksin e Shtëpisë së Bardhë është ndërtuar një arenë me rreth 4 300 vende, e mbuluar nga një strukturë gjigante 27 metra e lartë e quajtur “The Claw”, në anën jugore të rezidencës presidenciale.

Në Washington po përgatitet një festë e pazakontë për 80-vjetorin e presidentit amerikan, Donald Trump. Më 14 qershor, ditë që pritet të mbetet në histori si një nga ngjarjet më të bujshme të ditëlindjeve presidenciale në SHBA. Në kompleksin e Shtëpisë së Bardhë është ndërtuar një arenë me rreth 4 300 vende, e mbuluar nga një strukturë gjigante 27 metra e lartë e quajtur “The Claw”, në anën jugore të rezidencës presidenciale. Punimet, me një kosto rreth 60 milionë dollarë, po financohen nga organizata UFC, ndërsa pranë saj po ndërtohet edhe një sallë vallëzimi me vlerë rreth 400 milionë dollarë. Në qendër të strukturës do të vendoset një ring, ku pritet të zhvillohen ndeshje me atletë të arteve marciale. Vetë Trump ka sugjeruar se struktura mund të mbetet e përhershme, duke e krahasuar me monumente ikonike si Kulla Eiffel, e ndërtuar fillimisht për një ekspozitë botërore dhe më pas e kthyer në simbol të Parisit. Kjo festë është pjesë edhe e përgatitjeve për 250-vjetorin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, ndërsa 14 qershori përkon gjithashtu me Ditën e Flamurit amerikan. Paralelisht me festimet, janë ngritur edhe polemika për shitjen e monedhave përkujtimore me figurën e Trump, në ar, argjend dhe me çmime që variojnë nga 250 deri në 12 mijë dollarë. Ato mbajnë simbolet “250” dhe “We the People”. Ka pasur gjithashtu akuza për përfitime financiare nga lidhjet me UFC dhe tregjet e aksioneve, të cilat janë mohuar nga administrata, duke u theksuar se menaxhimi i investimeve kryhet nga palë të pavarura.

Lini një Përgjigje