Mbetje baruti dhe makina që zhduket me karrotrec! Thellohet misteri i humbjes së 34…

Mbetje baruti dhe makina që zhduket me karrotrec! Thellohet misteri i humbjes së 34…

Pikat kryesore

  • Gazetari Besar Bajraktaraj ka siguruar detaje të reja në lidhje me zhdukjen e 34-vjeçarit Eglant Koçi, për të cilin policia ka në kërkim si autor të dyshuar, Armand Shakaj 41-vjec.
  • Ky i fundit për t’iu fshehur kontrolleve rutinë të policisë, ka përdorur një karrotrec për të transportuar automjetin e tij brenda të cilit dyshohet të ketë qenë edhe 34-vjeçarit deri në zonën e Ibës.
  • Kjo ka ndodhur në datën 6 qershor, 1 ditësh pasi u denoncua i zhdukur nga familjarët 34-vjeçari Koçi.

Gazetari Besar Bajraktaraj ka siguruar detaje të reja në lidhje me zhdukjen e 34-vjeçarit Eglant Koçi, për të cilin policia ka në kërkim si autor të dyshuar, Armand Shakaj 41-vjec. Ky i fundit për t’iu fshehur kontrolleve rutinë të policisë, ka përdorur një karrotrec për të transportuar automjetin e tij brenda të cilit dyshohet të ketë qenë edhe 34-vjeçarit deri në zonën e Ibës. Kjo ka ndodhur në datën 6 qershor, 1 ditësh pasi u denoncua i zhdukur nga familjarët 34-vjeçari Koçi. Policia identifikoi pronarin e karrotrecit dhe e shoqëroi për ta marrë në pyetje. Ai ka pohuar se automjeti e kishte lënë pranë një servisi në zonën e Ibës, pasi Shakaj i kishte thënë se makinën e kishte me defekt. Prej andej, thotë dëshmitari, nuk di se çfarë ka ndodhur pasi është larguar dhe nuk kishte ide se çfarë kishte brenda në makinë. Ndërkohë, brenda ambientit të zyrës ku është mbajtur Koçi, janë gjetur mbetje baruti, por që grupi hetimor pret përgjigjen e ekspertizës për të përcaktuar çfarë ka ndodhur.

Lini një Përgjigje