Pikat kryesore
- Do të kishte shumë më tepër një ndeshje boksi e cila zgjati vetëm dy raunde që ishin të ndryshëm nga njëri-tjetri si nata me ditën.
- E tillë sfida e peshave të rënda profesioniste mes ish-kampionit të dyfishtë të botës, Entoni Xhoshua, dhe shqiptarit Kristian Prenga.
- Pasi luftëtari I lindur në Mirditë e hodhi dy herë nokdaun anglezin në raundin e parë, ai vetë u rrëzua nga grushtat e ish-kampionit, dhe njëri nga ata që reagoi ishte gazetari Sajmën Xhordan.
Polemikat dhe hamendësimet janë pjesë e çdo sporti. Janë po ashtu pjesë e jetës. Do të kishte shumë më tepër një ndeshje boksi e cila zgjati vetëm dy raunde që ishin të ndryshëm nga njëri-tjetri si nata me ditën. E tillë sfida e peshave të rënda profesioniste mes ish-kampionit të dyfishtë të botës, Entoni Xhoshua, dhe shqiptarit Kristian Prenga. Pasi luftëtari I lindur në Mirditë e hodhi dy herë nokdaun anglezin në raundin e parë, ai vetë u rrëzua nga grushtat e ish-kampionit, dhe njëri nga ata që reagoi ishte gazetari Sajmën Xhordan. Njëri nga prezantuesit të portalit “Toksport” (Talksport), biznesmen dhe dhe ish-president I klubit të futbollit Kristël Palas, reagoi në rrjetet sociale pas duelit në Xhedah të Arabisë Saudite, duke shkruajtur se “nuk po e kuptoj këtë ndeshjen e Entoni Xhoshuas, u rrëzua dy herë dhe diktoi ritmin, Prenga krejtësisht I ndryshëm në raundin e dytë! Diçka jo normale, e dizenjuar për të shtuar paratë!” Prenga iu përgjigj ashpër gazetarit anglez, duke I quajtur fjalët e tij të papërgjegjshme, aspak të vërteta. Sipas shqiptarit, ai dhe Xhoshua janë njerëz me integritet. Po ashtu, Prenga ftoi në duel Tajson Fjurin, boksierin tjetër anglez të peshave të rënda që ka qenë kampion I botës, dhe shprehu bindjen se mund ta mposhtë, duke I treguar forcën e një shqiptari. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Prenga në duelin e jetës/ Boksieri shqiptar këtë të shtunë përballë anglezit Joshua Shqiptari kundër ish-kampionit të botës/ Kristian Prenga ndaj britanikut Joshua në boksin profesionist PREKËSE/ Shqiptari kampion i dyfishtë boksi në Austri: Titulli për dy prindërit që nuk jetojnë