Situata e fundit në pikat e kalimit kufitar Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar

Situata e fundit në pikat e kalimit kufitar Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar

Pikat kryesore

  • Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur të dhënat e përditësuara për qarkullimin në vendkalimet kufitare, ku në disa pika automjetet po përballen me pritje më të zgjatura.
  • Automjetet presin nga 45 deri në 50 minuta, si për të hyrë, ashtu edhe për të dalë.
  • Në Dheun e Bardhë, koha e pritjes në të dyja drejtimet arrin rreth 30 minuta, ndërsa kolonat shtrihen deri në 300 metra.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur të dhënat e përditësuara për qarkullimin në vendkalimet kufitare, ku në disa pika automjetet po përballen me pritje më të zgjatura. Fluksi më i madh aktualisht është regjistruar në Jarinjë. Automjetet presin nga 45 deri në 50 minuta, si për të hyrë, ashtu edhe për të dalë. Në Dheun e Bardhë, koha e pritjes në të dyja drejtimet arrin rreth 30 minuta, ndërsa kolonat shtrihen deri në 300 metra. Në Muçibabë, ndërkaq, pritja në hyrje zgjat 40 minuta dhe kolona ka arritur në 500 metra. Vonesa janë evidentuar edhe në Merdarë, ku hyrja kërkon 15-20 minuta pritje, ndërsa në dalje automjetet presin 25-30 minuta. Në vendkalimet e tjera, mes tyre Bërnjaku, Hani i Elezit, Kulla, Glloboqica, Mutivoda, Qafa e Morinës, Qafa e Prushit, Stançiqi dhe Vërmica, pritjet mbeten të shkurtra, nga 2 deri në 15 minuta. Për kamionët, koha e pritjes në të gjitha pikat kufitare është nga 3 deri në 5 minuta dhe nuk raportohet për kolona. Këto të dhëna janë përditësuar nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Lini një Përgjigje