Rrezikoi jetën e pushuesve, i sekuestrohet gomonia dhe gjobitet me 500 mijë lekë

Rrezikoi jetën e pushuesve, i sekuestrohet gomonia dhe gjobitet me 500 mijë lekë

Pikat kryesore

  • Pasi u filmua nga qytetarët dhe u denoncua në Policinë e Shtetit, Njësisë Detare ia bllokoi mjetin lundrues.
  • “Policia Kufitare u bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve lundruese të respektojnë me rigorozitet perimetrin e sigurisë së plazheve dhe rregullat e lundrimit.
  • Çdo shkelje që cenon jetën dhe sigurinë e pushuesve do të konstatohet dhe do të ndëshkohet me masat e parashikuara nga legjislacioni në fuqi”, tha policia.

Drejtuesi i një gomoneje u gjobit me 500 mijë lekë dhe iu sekuestrua mjeti lundrues, pasi shkeli me perimetrin e sigurisë detare, në zonën e Gjirit të Hartës, në Ksamil, duke lundruar brenda hapësirës së rezervuar për pushuesit, me rrezik të drejtpërdrejtë për jetën dhe sigurinë e tyre. Pasi u filmua nga qytetarët dhe u denoncua në Policinë e Shtetit, Njësisë Detare ia bllokoi mjetin lundrues. “Policia Kufitare u bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve lundruese të respektojnë me rigorozitet perimetrin e sigurisë së plazheve dhe rregullat e lundrimit. Çdo shkelje që cenon jetën dhe sigurinë e pushuesve do të konstatohet dhe do të ndëshkohet me masat e parashikuara nga legjislacioni në fuqi”, tha policia.

Lini një Përgjigje