Meksika e nis me fitore/ Mundi 2-0 Afrikën e Jugut në ndeshjen e parë të “Botërorit 2026”

Meksika e nis me fitore/ Mundi 2-0 Afrikën e Jugut në ndeshjen e parë të “Botërorit 2026”

Pikat kryesore

  • Meksika nuk zhgënjeu në ndeshjen hapëse të “Botërorit 2026”, duke mundur 2-0 Afrikën e Jugut në sfidën e parë të Grupit A.
  • Gjithçka e lehtë për organizatorët që në tempullin e futbollit “Azteka” dhe përpara atmosferës së shkëlqyer të tifozëve të tyre dominuan ndeshjen.
  • Kuinones vendosi pjesën e parë me golin e epërsisë për meksikanët në minutën e nëntë.

Meksika nuk zhgënjeu në ndeshjen hapëse të “Botërorit 2026”, duke mundur 2-0 Afrikën e Jugut në sfidën e parë të Grupit A. Gjithçka e lehtë për organizatorët që në tempullin e futbollit “Azteka” dhe përpara atmosferës së shkëlqyer të tifozëve të tyre dominuan ndeshjen. Kuinones vendosi pjesën e parë me golin e epërsisë për meksikanët në minutën e nëntë. Pas pushimit, afrikanët mbetën me dhjetë lojtarë, ndërsa Himenez në minutën e 67-të dyfishoi shifrat. Në minutat e mbetura, afrikanojugorët morën edhe kartonin e kuq të dytë, ndërsa edhe Meksika mbylli ndeshjen me dhjetë lojtarë. Një rekord, pasi asnjëherë më parë një ndeshje hapëse në Botëror nuk ishin marrë tre kartonë të kuq. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! “Botërori 2026” hapet me spektakël/ Ceremonia në stadiumin legjendar “Azteca” shpërbleu pritshmëritë “Nuk do jetë Ronaldo që jemi mësuar”/ Botërori, Prifti: Do jetë në funksion të skuadrës portugeze Favoritët për të fituar Botërorin/ Prifti: Kryeson Spanja, CR7 kërkon të vendosë rekorde me Portugalinë

Lini një Përgjigje