Pikat kryesore
- Ditën e sotme në Kuvend është zhvilluar interpelanca me Ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, kërkuar nga deputeti Enno Bozdo, lidhur me parkun teknologjik Durana.
- Bozdo tha gjatë fjalës së tij se qeveria duhet të bëjë më shumë transparencë për këtë park teknologjik, i cili sipas tij është krijuar në paligjshmëri dhe ka minuar konkurrencën.
- Sipas Bozdos, krijimi i këtij parku i ka shërbyer atyre kompanive që janë identifikuar me problematika ligjore dhe klientë të qeverisë.
Ditën e sotme në Kuvend është zhvilluar interpelanca me Ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, kërkuar nga deputeti Enno Bozdo, lidhur me parkun teknologjik Durana. Bozdo tha gjatë fjalës së tij se qeveria duhet të bëjë më shumë transparencë për këtë park teknologjik, i cili sipas tij është krijuar në paligjshmëri dhe ka minuar konkurrencën. Sipas Bozdos, krijimi i këtij parku i ka shërbyer atyre kompanive që janë identifikuar me problematika ligjore dhe klientë të qeverisë. Bozdo shtoi se emri i Ermal Beqirit, i cili është nën hetim nga SPAK për skandalin e AKSHI-t, figuron te parku teknologjik në Durana. Këto problematika me parkun teknologjik sipas Bozdos, mund të pengojnë anëtarësimin e Shqipërisë në BE. “Mënyra si operohet dhe zhvillohet parku Durana, është problematike. I është servirur publikut si një nismë inovacioni, por për fat të keq është krijuar në paligjshmëri, ka minuar konkurrencën dhe praktikisht punon kundër qëllimit të proklamuar nga vetë propozuesit. Nuk ofron transparencë dhe i ka shërbyer atyre kompanive që janë identifikuar me problematika ligjore dhe klientë të qeverisë. Nëse do të vazhdojë kështu, do të krijojë probleme edhe me integrimin në BE. Kur shikojmë se në park figuron Ermal Beqiri dhe shumë kompani të shoqatës së këtij akti, të themeluara që në fund të vitit 2024. Ky person ndodhet nën akuza të rënda nga SPAK, si pjesë e grupit kriminal të AKSHI-t. Regjistrimi virutal në Durana është shpikur për të dëmtuar konkurrencën, duke manipuluar ligjin bazë”, tha Bozdo. Ndërkohë ministrja Ibrahimaj u përgjigj duke thënë se mazhoranca miratoi ligjin për parqet tenkologjike, me qëllim tërheqjen e sa më shumë investimeve të huaja në fushën e teknologjisë dhe inovacionit. Ibrahimaj shtoi gjithashtu se shifrat e zhvillimit të shërbimeve të teknologjisë së informacionit, shifrat e eksporteve të shërbimeve të teknologjisë dhe informacionit, tregojnë shumë qartë sipas saj, se çfarë revolucioni është bërë në 10 vitet e fundit në këtë drejtim në Shqipëri. “Megjithëse pjesa më e madhe e çështjeve që deputeti Bozdo trajtoi, janë trajtuar më parë. Akuzat e hedhura për parkun janë të shumta dhe të rëndë, por më e rëndësishmja, nuk qëndrojnë. Opozita mbase nuk pajtohet më idenë e investimeve në këtë fushë. Për ne që në krye të herës inovacioni ka qenë e ardhmja dhe ka qenë shumë lartë në axhendën e qeverisë. Kjo është arsyeja pse ne miratuam ligjin për parqet teknologjike, pasi kishim domosdoshmëri që Shqipëria të krijonte një treg konkurrues në Ballkan dhe më gjerë, për të tërhequr sa më shumë investime të huaja në drejtim të teknologjisë dhe informacionit, por edhe për të tërhequr sa më shumë tru dhe investime të huaja në fushën e teknologjisë dhe inovacionit. Në fakt shifrat e zhvillimit të shërbimeve të teknologjisë së informacionit, shifrat e eksporteve të shërbimeve të teknologjisë dhe informacionit, e tregojnë shumë qartë se çfarë revolucioni është bërë në 10 vitet e fundit në këtë drejtim në Shqipëri. Durana nuk është një projekt i zakonshëm, nuk është një parcelë toke, por simbol i një vizioni që ne kemi për të ardhmen, për ta bërë Shqipërinë një ekonomi konkurruese në vendet e rajonit në teknologjinë e informacionit”, tha mes të tjerash Ibrahimaj.