Hajdut! Si guxon të kërcënosh qytetarët?”, Shehaj përjashtohet nga seanca pas përplasjes…

Hajdut! Si guxon të kërcënosh qytetarët?”, Shehaj përjashtohet nga seanca pas përplasjes…

Pikat kryesore

  • Ministri i Financave Petrit Malaj i kërkoi sot deputetit dhe kreut të Partisë Mundësia, Agron Shehaj, që t’i japë disa sqarime qytetarëve shqiptarë për pasurinë e tij.
  • Dua që të vish këtu e t’u tregosh të gjithë shqiptarëve se cila është lidhja jote, e bashkëshortes tënde dhe e vëllait tënd, me 17 kompani të hapura jashtë Shqipërisë?
  • Pyetja ime ishte përse këto 2 kompani, të lidhura me bashkëshorten dhe vëllain tënd, refuzojnë të japin informacion për mënyrën se si transferojnë fitimet jashtë këtij vendi?

Ministri i Financave Petrit Malaj i kërkoi sot deputetit dhe kreut të Partisë Mundësia, Agron Shehaj, që t’i japë disa sqarime qytetarëve shqiptarë për pasurinë e tij. Në interpelancën e kërkuar nga Shehaj, ministri Malaj pyeti deputetin se “cila është lidhja jote, e bashkëshortes tënde apo e vëllait tënd me kompanitë Intercom Data Service apo North Ëind?” “Dua t’u deklarosh shqiptarëve se si, me kompanitë e tua, ke zgjedhur që të mos deklarosh mënyrën se si i transferon fitimet e tua jashtë këtij vendi dhe je gati të paguash gjobën e të mos japësh informacionin që të kërkohet nga Administrata Tatimore? Dua që të vish këtu e t’u tregosh të gjithë shqiptarëve se cila është lidhja jote, e bashkëshortes tënde dhe e vëllait tënd, me 17 kompani të hapura jashtë Shqipërisë? Pyetja ime ishte përse këto 2 kompani, të lidhura me bashkëshorten dhe vëllain tënd, refuzojnë të japin informacion për mënyrën se si transferojnë fitimet jashtë këtij vendi? Personi që shfrytëzon shqiptarët dhe që nuk paguan asgjë në këtë vend, po ka zgjedhur të paguajë taksa jashtë vendit. Po të duash, mund të të kaloj të 17 kompanitë dhe kush është administrator i këtyre kompanive të regjistruara jashtë këtij vendi”, tha ministri Malaj.

Lini një Përgjigje