Dalic: Kroacia sheh përpara, jo pas medaljeve, dhe hyn në Botëror me synime të larta

Dalic: Kroacia sheh përpara, jo pas medaljeve, dhe hyn në Botëror me synime të larta

Pikat kryesore

  • Kroacia do ta nisë rrugëtimin e saj në Kupën e Botës të mërkurën, në orën 22:00 sipas kohës lokale, me sfidën ndaj Anglisë që do të luhet në Dallas.
  • Pasi mbërriti në qytetin ku do të zhvillohet takimi, përzgjedhësi Zlatko Dalic doli para mediave dhe komentoi përballjen e parë të turneut.
  • Sipas tij, në start të këtij kompeticioni, Anglia përfaqëson rivalin më të fortë që mund t’i dilte përpara skuadrës së tij.

Kroacia do ta nisë rrugëtimin e saj në Kupën e Botës të mërkurën, në orën 22:00 sipas kohës lokale, me sfidën ndaj Anglisë që do të luhet në Dallas. Pasi mbërriti në qytetin ku do të zhvillohet takimi, përzgjedhësi Zlatko Dalic doli para mediave dhe komentoi përballjen e parë të turneut. Sipas tij, në start të këtij kompeticioni, Anglia përfaqëson rivalin më të fortë që mund t’i dilte përpara skuadrës së tij. “Na pret një ndeshje e vështirë, fillimi i Kupës së Botës. Kundërshtari më i vështirë i mundshëm. Jam i kënaqur me përgatitjet dhe duam të paraqitemi në mënyrën më të mirë të mundshme. E njohim cilësinë e Anglisë, ashtu siç edhe ata na njohin ne”, deklaroi Dalic. Trajneri kroat vuri theksin te forca sulmuese e anglezëve, duke veçuar sidomos Harry Kane. “Ata janë shumë të rrezikshëm në krahë dhe kanë sulmuesin më të mirë në botë, Kane, të cilin është e vështirë ta ndalësh. Jemi përgatitur edhe për situatat standarde. Presim një ndeshje të fortë dhe do të bëjmë gjithçka për të qenë në nivelin e duhur”, shtoi ai. Në konferencë, Dalic u ndal edhe te Vuskovic, për të cilin foli me shumë vlerësim dhe optimizëm për të ardhmen e tij. “Ai ka potencial të madh dhe mund të ndjekë rrugën e Guardiolës. Është lojtar shumë i zgjuar dhe mund të bëhet lider i Kroacisë në vitet e ardhshme”, u shpreh Dalić. Një tjetër emër te i cili trajneri ndaloi ishte edhe Luka Modric, për rolin që ai mban brenda ekipit. “Si kapiten dhe lider në fushë, ai është shumë i rëndësishëm për ne. Lojtarët e rinj janë me fat që e kanë pranë, ai u tregon çfarë do të thotë të luftosh për fanellën e Kroacisë”, tha trajneri. Duke folur për objektivat e Kroacisë në këtë Botëror, Dalic theksoi se skuadra nuk mbetet e mbërthyer te arritjet e mëparshme. “Medaljet ishin një mrekulli, por kjo është e kaluar. Nuk mund të jetojmë me to përgjithmonë. Kemi ambicie të mëdha dhe jemi gati për sfida të reja, por ka shumë ekipe të forta që synojnë të njëjtën gjë si ne”, përfundoi ai.

Lini një Përgjigje