A i është hequr non-grata? DASH reagon për Berishën, por hesht për familjarët e tij

A i është hequr non-grata? DASH reagon për Berishën, por hesht për familjarët e tij

Pikat kryesore

  • Në një reagim ekskluziv për Report Tv, Departamenti Amerikan i Shtetit thotë se non grata ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha është pezulluar.
  • Burime për Report Tv thonë se nga ky vendim kanë përfituar edhe bullgarë, ndërsa DASH thotë se pezullimi i masës non grata i shërbien interesit kombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
  • Gjithsesi, DASH nuk përmend në reagim nëse ku vendim ka ose jo lidhje me familjarët e Berishës, që po ashtu janë non grata.

Në një reagim ekskluziv për Report Tv, Departamenti Amerikan i Shtetit thotë se non grata ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha është pezulluar. Burime për Report Tv thonë se nga ky vendim kanë përfituar edhe bullgarë, ndërsa DASH thotë se pezullimi i masës non grata i shërbien interesit kombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gjithsesi, DASH nuk përmend në reagim nëse ku vendim ka ose jo lidhje me familjarët e Berishës, që po ashtu janë non grata. Përshëndetje, Zyra e Shtypit e Departamentit të Shtetit Departamenti i Shtetit ka miratuar përjashtime (waivers) për disa nga sipas nenit 7031(c), të vendosura nga administrata e mëparshme, pasi dhënia e këtyre përjashtimeve i shërben një interesi kombëtar bindës dhe të rëndësishëm të Shteteve të Bashkuara. Zyra e Shtypit e Departamentit të Shtetit Departamenti i Shtetit ka miratuar përjashtime (waivers) për disa nga sipas nenit 7031(c), të vendosura nga administrata e mëparshme, pasi dhënia e këtyre përjashtimeve i shërben një interesi kombëtar bindës dhe të rëndësishëm të Shteteve të Bashkuara. Me argumentet se është i korruptuar dhe minues i demokracisë, më 19 maj 2021, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e Sali Berishën “non grata”, së bashku me familjen e tij të ngushtë, bashkëshorten dhe 2 fëmijët, Liri Berishës, Shkëlzen Berishës dhe Argita Berisha Malltezit. Vetë ish Sekretari amerikan Blinken e cilësonte Berishës si të përfshirë në veprime korruptive dhe se ka përdorur pushtetin e tij për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes.

Lini një Përgjigje