Kristian Prenga pas përballjes me Anthony Joshuan: Nuk luftoj për para, por për tifozët…

Kristian Prenga pas përballjes me Anthony Joshuan: Nuk luftoj për para, por për tifozët…

Pikat kryesore

  • Pas duelit me Anthony Joshuan, Kristian Prenga ka rrëfyer për “Boxing King Media” strategjinë me të cilën hyri në ring.
  • Përballja u mbyll në raundin e dytë, kur Joshua siguroi fitoren me knock-out.
  • Boksieri nga Mirdita shpjegoi se synonte ta niste ndeshjen me ritëm të lartë dhe besonte se mund ta rrëzonte kundërshtarin pikërisht në raundin e dytë.

Pas duelit me Anthony Joshuan, Kristian Prenga ka rrëfyer për “Boxing King Media” strategjinë me të cilën hyri në ring. Përballja u mbyll në raundin e dytë, kur Joshua siguroi fitoren me knock-out. Boksieri nga Mirdita shpjegoi se synonte ta niste ndeshjen me ritëm të lartë dhe besonte se mund ta rrëzonte kundërshtarin pikërisht në raundin e dytë. Megjithatë, skenari i parashikuar prej tij nuk u realizua. Prenga tha se nuk e dinte planin e Joshuas dhe shtoi se tani do të presë për të parë se çfarë do të thonë njerëzit për fuqinë e tij. Prenga theksoi se paratë nuk janë motivimi i tij, pasi mund t’i fitojë ato. Sipas tij, ai ngjitet në ring për tifozët, skuadrën dhe Shqipërinë. Edhe pse e di se të gjithë janë krenarë, vetë boksieri nuk e sheh kështu, sepse mendon se duhej të fitonte për t’i bërë krenarë të gjithë. Duke folur për Joshuan, ai u shpreh mirënjohës që pati mundësinë të ndante ringun me të dhe e uroi për triumfin. Prenga i dëshiroi fat AJ-së në rast se do të përballet me Furyn, ndërsa parashikoi se Joshua do ta fitojë atë duel me knock-out.

Lini një Përgjigje