Pikat kryesore
- Emri i Ilir Shtufit, është përmendur edhe më herët në të ashtuquajturën dosja “Balluku”, ku ai dyshohej se favorizohej në procedura tenderuese nga ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku.
- Biznesmeni Shtufi, ka përfituar një sërë lejesh ndërtimi në Tiranë dhe aktualisht është i angazhuar në investimin e kullës “Mali i Tiranës”, një prej projekteve më të mëdha të zhvillimit në kryeqytet.
- Ilir Shtufi, ka 91% të aksioneve së kompanisë ndërtuese Nova Construction 2012, që fitoi tenderin e Lotit 4 të Unazës së Madhe në Tiranë, edhe kjo procedurë sot në hetim nga SPAK.
Këtë të premte, Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK), në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka zhvilluar një megaoperacion për ekzekutimin e masave të sigurisë ndaj disa personave të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale. Emri i Ilir Shtufit, është përmendur edhe më herët në të ashtuquajturën dosja “Balluku”, ku ai dyshohej se favorizohej në procedura tenderuese nga ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku. Biznesmeni Shtufi, ka përfituar një sërë lejesh ndërtimi në Tiranë dhe aktualisht është i angazhuar në investimin e kullës “Mali i Tiranës”, një prej projekteve më të mëdha të zhvillimit në kryeqytet. Ilir Shtufi, ka 91% të aksioneve së kompanisë ndërtuese Nova Construction 2012, që fitoi tenderin e Lotit 4 të Unazës së Madhe në Tiranë, edhe kjo procedurë sot në hetim nga SPAK. Ilir Shtufi njihet gjithashtu, si një nga personat me lidhje të afërta me Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Operacioni është ende në vijim e sipër, ndaj po ushtrohen kontrolle në disa zona në Tiranë dhe Vlorë. Sa i përket strukturës së grupit kriminal, dyshohet se krerët janë të vendosur në Dubai. Sakaq, të ardhurat nga trafiku investoheshin në ndërtim.