Pikat kryesore
- Deputeti i LDK-së, Krenar Xhaferi, ka adresuar kritika ndaj kryetarit të LVV-së, Albin Kurti, për mungesë të përpjekjeve seriozre për krijimin e një shumice parlamentare për formimin e Qeverisë.
- Në një deklaratë për RTV21 deputeti Xhaferi tha se qasja destruktive e Kurtit po e dëmton jo vetëm politikën, por edhe shtetin tonë.
- ‘’Që nga fillimi zoti Kurti ka pas një strategji, pra zvarritjen dhe kalkulime politike.
Deputeti i LDK-së, Krenar Xhaferi, ka adresuar kritika ndaj kryetarit të LVV-së, Albin Kurti, për mungesë të përpjekjeve seriozre për krijimin e një shumice parlamentare për formimin e Qeverisë. Në një deklaratë për RTV21 deputeti Xhaferi tha se qasja destruktive e Kurtit po e dëmton jo vetëm politikën, por edhe shtetin tonë. ‘’Që nga fillimi zoti Kurti ka pas një strategji, pra zvarritjen dhe kalkulime politike. Asnjë përpjekje serioze, as për konstituimin e Kuvendit apo krijimin e shumicës qeverisëse. Në vend që të tregojë përgjegjësi ai ka zgjedhur që të mbajë vendin të ambicieve të veta personale. Po të kishte vullnet real politik për krijimin e shumicës institucionale kjo situatë nuk do të zgjaste për muaj të tërë. Sot vendi ka nevojë për zgjedhje të reja. Pra, as për justifikime apo arsyetime politik.Pa aftësia e Albin Kurtit për të ndërtuar shumicën, ndonëse ka 48 deputetë është dëshmi e qartë e një dështimi të tij politik’’ tha Xhaferi Një qasje destruktive që po e dëmton jo vetëm politikën, por edhe vet shtetin tonë, shtoi më tutje Xhaferi. “Andrra Invest LLC” është pajisur me leje ndërtimi nga Komuna e Prishtinës pas plotësimit të kushteve të Zgjedhja e sotme është një investim i qëndrueshëm, që do të mbetet pasuri e vlefshme për familjen 11/03/2025 15:13 rezultatet për kryetarë të Prishtinës, Junikut dhe Mamushës, certifikohen për 35 komuna tjera 11/03/2025 15:11 Fillon gjyqi në Zvicër kundër dy burrave me akuza për terrorizëm në lidhje me Kosovën