Pikat kryesore
- Një incident i dyshimtë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në zonën e Transballkanikes, ku dy automjete janë përfshirë nga flakët.
- Sipas informacioneve paraprake, ekzistojnë dyshime se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm, ndërsa autoritetet pritet të hetojnë për të zbardhur shkaqet e plota të ngjarjes.
- Burime ende të pakonfirmuara bëjnë me dije se njëri prej automjeteve mund t’i përkasë një efektivi policie.
Një incident i dyshimtë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në zonën e Transballkanikes, ku dy automjete janë përfshirë nga flakët. Sipas informacioneve paraprake, ekzistojnë dyshime se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm, ndërsa autoritetet pritet të hetojnë për të zbardhur shkaqet e plota të ngjarjes. Burime ende të pakonfirmuara bëjnë me dije se njëri prej automjeteve mund t’i përkasë një efektivi policie. Si pasojë e përhapjes së flakëve, është dëmtuar edhe një automjet tjetër i parkuar pranë vendit të ngjarjes. Ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë dhe një prej mjeteve është shkrumbuar plotësisht. Fatmirësisht, në momentin e zjarrit automjetet kanë qenë të parkuara dhe nuk raportohet për persona të lënduar. Në vendngjarje pritet mbërritja e forcave zjarrfikëse dhe policisë për të bërë të mundur shuarjen e plotë të flakëve dhe nisjen e hetimeve për rrethanat e këtij incidenti. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit 15 prill 2026 Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj Kriset marrëdhënia Trump–Meloni / Presidenti amerikan akuzon Italinë: “Nuk na ndihmoi me Hormuzin”