Gjurma e këpucës zbardhi 59 grabitjet/ Mbretëri e Bashkuar, arrestohen 5 shqiptarë

Gjurma e këpucës zbardhi 59 grabitjet/ Mbretëri e Bashkuar, arrestohen 5 shqiptarë

Pikat kryesore

  • Te arrestuarit jane Endrit Nikolli 29 vjec, Kristian Gropcaj 31 vjec , Xhorxh Lleshaj 31 vjec , Krisjian Dedndreaj 29 vjec dhe Sidorjan Lleshi 27 vjec.
  • Kater prej shqiptareve jane denuar me 38 vite burg ne Total ndersa denimi per 29 vjecarin Enrit Nikolli do te jepet ne 29 prill.
  • Autoritetet Britanike arriten te arrestonin banden prej 5 anetaresh nga nje gjurme kepuce e gjetur ne nje nga banezat e grabitura, gjurme kjo e cila rezultoi vendimtare per zbardhjen e aktiviteti Kriminal.

Një bandë kriminale e përbërë nga 5 Shtetas Shqiptar është goditur nga autoritetet britanike pasi ky grup kishte kryer të paktën 59 grabitje në shtëpi të ndryshme në Mbretërinë e Bashkuar duke vjedhur sende me vlerë deri në 1 milionë paundë. Te arrestuarit jane Endrit Nikolli 29 vjec, Kristian Gropcaj 31 vjec , Xhorxh Lleshaj 31 vjec , Krisjian Dedndreaj 29 vjec dhe Sidorjan Lleshi 27 vjec. Kater prej shqiptareve jane denuar me 38 vite burg ne Total ndersa denimi per 29 vjecarin Enrit Nikolli do te jepet ne 29 prill. Autoritetet Britanike arriten te arrestonin banden prej 5 anetaresh nga nje gjurme kepuce e gjetur ne nje nga banezat e grabitura, gjurme kjo e cila rezultoi vendimtare per zbardhjen e aktiviteti Kriminal. Nje model kepuce I markes Prime Mark ishte veshur nga njeri prej grabitesve, dhe keto atlete kishin nje model unik per cdo individ bazuar ne shputen e tyre duke ebere keshtu kte prove vendimtare per identifikimin e autoreve. Hetimet zbuluan se banda përdorte kërkime në Google për të identifikuar zona të pasura dhe më pas shfrytëzonte platformën Rightmove për të parë planimetrite e banesave. Ata vendosnin objektiva javore për sasinë e arit dhe sendeve që synonin të vidhnin. Sipas policisë, bëhej fjalë për një operacion të mirëorganizuar kriminal. “Nuk kemi të bëjmë me një hajdut të rastësishëm, por me një grup që planifikonte me detaje”, deklaroi një zyrtar i lartë i policisë. Anëtarët e bandës hynin zakonisht në banesa nga katet e sipërme duke përdorur shkallë, për të shmangur sistemet e alarmeve alarmet që mbulonin vetëm katin përdhes. Pasi hynin në banesa, ata i shkatërronin duke kërkuar sende me vlerë dhe përdornin çarçafë si çanta për të transportuar plaçkën. Në një rast, kamerat e sigurisë i filmuan duke vjedhur një kasafortë të tërë. Viktimat mbetën të traumatizuara nga këto ngjarje, ndërsa në një rast grabitja ndodhi kur pronari ishte ende brenda shtëpisë sipas provave te administruar nga policia. 5 shqiptaet pranuan fajsine ne gjykate te akuzuar per vjedhje dhe posedim te pasurise permes veprimtarise kriminale. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! “Largimi i shqiptarëve është bllokuar”, Idajet Beqiri: Berisha, politikë shfarosëse ndaj shqiptarëve Prokurorët e SPAK në SHBA / Takime me zyrtarët amerikanë për bashkëpunimin kundër krimit Ankthi nga flakët në pallatin 12-katësh / 4 orë luftë për të shuar zjarrin, heroizëm i njerëzve me uniformë në Tiranë

Lini një Përgjigje