Europa vjen në Tiranë: LUTECH zgjeron investimin, punëson mbi 250 të rinj

Europa vjen në Tiranë: LUTECH zgjeron investimin, punëson mbi 250 të rinj

Pikat kryesore

  • Në një kohë kur debati publik dominohet shpesh nga fenomeni i largimit të të rinjve nga Shqipëria, ka histori që na kujtojnë se vendi ynë po bëhet gjithnjë e më shumë një destinacion mundësish, investimesh dhe zhvillimi.
  • Një prej këtyre historive është zgjerimi i pranisë së kompanisë italiane LUTECH në Shqipëri.
  • Me mbi 250 të rinj të punësuar, të gjithë të diplomuar dhe të përgatitur profesionalisht, LUTECH po dëshmon se Shqipëria ka kapital njerëzor cilësor dhe konkurrues.

Në një kohë kur debati publik dominohet shpesh nga fenomeni i largimit të të rinjve nga Shqipëria, ka histori që na kujtojnë se vendi ynë po bëhet gjithnjë e më shumë një destinacion mundësish, investimesh dhe zhvillimi. Një prej këtyre historive është zgjerimi i pranisë së kompanisë italiane LUTECH në Shqipëri. Me mbi 250 të rinj të punësuar, të gjithë të diplomuar dhe të përgatitur profesionalisht, LUTECH po dëshmon se Shqipëria ka kapital njerëzor cilësor dhe konkurrues. Janë vajza dhe djem të rinj që kanë zgjedhur të ndërtojnë karrierën e tyre në vendin e tyre, duke gjetur këtu mundësi profesionale që deri dje do t’i kërkonin në vende të tjera europiane. Prej vitesh flasim për të rinjtë që largohen drejt Europës. Por sot kemi edhe një realitet tjetër, po aq domethënës: të rinj që Europën e gjejnë në Tiranë. Kur kompani ndërkombëtare me reputacion vendosin të investojnë në Shqipëri, ato sjellin jo vetëm vende pune, por edhe kulturë pune europiane, teknologji të avancuar, mundësi zhvillimi profesional dhe standarde të reja të ekselencës. Nuk është rastësi që inaugurimi i zgjerimit të aktivitetit të LUTECH në Shqipëri mblodhi së bashku Ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, drejtuesen e investimeve të huaja në Shqipëri, Ambasadorin e Italisë dhe autoritete të tjera të rëndësishme. Prania e tyre ishte një dëshmi e rëndësisë që kanë investime të tilla për ekonominë shqiptare dhe për orientimin e saj drejt sektorëve të së ardhmes. Më shumë se një investim biznesi, LUTECH përfaqëson një investim tek inteligjenca, tek arsimi dhe tek rinia shqiptare. Në një epokë kur inteligjenca artificiale po transformon ekonominë globale, zgjerimi i kësaj kompanie krijon hapësira të reja për zhvillimin e teknologjisë dhe të inovacionit në Shqipëri, duke i dhënë vendit tonë mundësinë të bëhet pjesë aktive e revolucionit të ri dixhital. Shqipëria ka nevojë për histori si kjo. Ka nevojë për investime që besojnë te potenciali i të rinjve tanë dhe që krijojnë vende pune me vlerë të shtuar. Ka nevojë për kompani që shohin te Shqipëria jo vetëm një treg, por një qendër talentesh dhe inovacioni. LUTECH po tregon se kjo është e mundur. Dhe kur investimi, dija dhe vizioni bashkohen, Shqipëria nuk mbetet vetëm një vend nga ku të rinjtë largohen. Ajo bëhet një vend ku ata ndërtojnë të ardhmen e tyre dhe ku Europa vjen për të investuar, krijuar dhe besuar. Sepse ndonjëherë, për të gjetur Europën, nuk ke nevojë të largohesh. Mjafton ta kërkosh në Tiranë. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! LUTECH zgjeron investimin në Tiranë/ Ciminata: Deri në 2028, të kemi rreth 500 të punësuar Nga ekranet e dikurshme te klasat dygjuhëshe: A e jetojnë të rinjtë e sotëm Italinë si ne?

Lini një Përgjigje