Pikat kryesore
- Në një kohë kur debati publik dominohet shpesh nga fenomeni i largimit të të rinjve nga Shqipëria, ka histori që na kujtojnë se vendi ynë po bëhet gjithnjë e më shumë një destinacion mundësish, investimesh dhe zhvillimi.
- Një prej këtyre historive është zgjerimi i pranisë së kompanisë italiane LUTECH në Shqipëri.
- Me mbi 250 të rinj të punësuar, të gjithë të diplomuar dhe të përgatitur profesionalisht, LUTECH po dëshmon se Shqipëria ka kapital njerëzor cilësor dhe konkurrues.
Në një kohë kur debati publik dominohet shpesh nga fenomeni i largimit të të rinjve nga Shqipëria, ka histori që na kujtojnë se vendi ynë po bëhet gjithnjë e më shumë një destinacion mundësish, investimesh dhe zhvillimi. Një prej këtyre historive është zgjerimi i pranisë së kompanisë italiane LUTECH në Shqipëri. Me mbi 250 të rinj të punësuar, të gjithë të diplomuar dhe të përgatitur profesionalisht, LUTECH po dëshmon se Shqipëria ka kapital njerëzor cilësor dhe konkurrues. CEO i LUTECH, Giuseppe Di Franco deklaroi se do të dyfishohen përemasat e selisë, si me personel, ashtu edhe me hapësira, e mbi të gjitha si aktivitet, që do të përqendrohet te klientët më të rëndësishëm. Giuseppe Di Franco: Është një investim i rëndësishëm që ka nisur vite më parë… Artur Nura: Në 2018? Giuseppe Di Franco: Saktësisht në 2018. Do të dyfishojmë përmasat e kësaj selie si me personel, ashtu edhe me hapësira, e mbi të gjitha si aktivitet, që do të përqendrohet te klientët tanë më të rëndësishëm. Ofrojmë në këtë mënyrë kompetenca e know-how, për të cilat jemi shumë të kënaqur me rezultatet e arritura deri tani. Artur Nura: Do të doja t’ju bëja një pyetje teknike. Keni 250 punonjës shqiptarë. A mund të themi se aftësia e tyre profesionale ndryshon nga vendet e tjera ku veproni apo jo? Giuseppe Di Franco: Absolutisht jo. Ne jemi të organizuar jo nga ana gjeografike, por nga kompetencat. Personeli shqiptar punon në të njëjtën mënyrë si kolegët tanë në Itali. Në kontekste të tjera, jemi një skuadër e vetme. Edhe këtu po rriten kompetencat dhe po shihet se kemi vendosur të rritemi e të zhvillohemi më tej. Artur Nura: A ka ndonjë perspektivë zgjerimi të biznesit tuaj që shkon edhe përtej numrit 250 punonjës këtu në Shqipëri? Giuseppe Di Franco: Absolutisht që po. Objektivi ynë është që, në harkun kohor të 2-3 viteve, ta dyfishojmë këtë dimension e këtë prani shqiptare dhe zgjerimin e biznesit tonë këtu. Artur Nura: E ky investim, që është investim i madh dhe që do të zhvillohet këtu në Shqipëri, do të thotë se këtu ka stabilitet politik, apo jo? Giuseppe Di Franco: Sigurisht që po. Këtu gjejmë stabilitet politik; kam pasur rast të takohem me anëtarë të qeverisë shqiptare dhe kemi qenë në sintoni, e sigurisht që do të vazhdojmë në këtë rrugë. Artur Nura: Në këtë ceremoni po merr pjesë edhe ministrja e Ekonomisë. Giuseppe Di Franco: Patjetër që po. E takuam, edhe kryeministrin Edi Rama, që na nderoi me pjesëmarrjen e tij. Artur Nura: Faleminderit shumë për intervistën dhe suksese! Giuseppe Di Franco: Faleminderit. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Europa vjen në Tiranë/ Historia e suksesit të LUTECH në Shqipëri LUTECH zgjeron investimin në Tiranë/ Ciminata: Deri në 2028, të kemi rreth 500 të punësuar Europa vjen në Tiranë: LUTECH zgjeron investimin, punëson mbi 250 të rinj