Pikat kryesore
- Mijëra qytetarë dhe emigrantë shqiptarë janë mbledhur sot në sheshin para kryeministrisë duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama dhe pastrimin e klasës politike.
- “A jeni dakord të gjithë që Altin Dumani ta ketë edhe një mandat tjetër si prokuror i SPAK?
- Këtu para popullit kërkojmë arrestimin e politikaneve tradhtarë nga ky shesh.
Mijëra qytetarë dhe emigrantë shqiptarë janë mbledhur sot në sheshin para kryeministrisë duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama dhe pastrimin e klasës politike. Një prej folësve në podiumin e ngritur në bulevard, aktivisti që drejton çdo natë protestën, u shpreh se kërkonin edhe zgjatjen e një mandati për prokurorin e SPAK, Altin Dumani, që t’i jepet edhe një herë drejtimi i institucionit për të vendosur drejtësi. “A jeni dakord të gjithë që Altin Dumani ta ketë edhe një mandat tjetër si prokuror i SPAK? Të nisin menjëherë arrestimet. SPAK ti ke besimin e popullit. Këtu para popullit kërkojmë arrestimin e politikaneve tradhtarë nga ky shesh. Duam drejtësi”, tha ai, teksa mori ovacionet e të gjithë qytetarëve në shesh. Në fund ai bëri thirrje për burgosjen e të korruptuarve dhe dy liderëve të politikës, Rama dhe Berisha, duke ia kërkuar Prokurorisë. “Edi Rama o tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë. Rama në burg, Berisha në burg”, përfundoi ai.