Një polic si Lionel Messi/ Oficeri i bluve amerikanë në Boston jep spektakël me topin

Një polic si Lionel Messi/ Oficeri i bluve amerikanë në Boston jep spektakël me topin

Pikat kryesore

  • Tifozët skocezë janë padyshim ndër më të zjarrtët në botë, e askush nuk e ka harruar se ishin 80 000 prej tyre që “pushtuan” Seviljen në 2003 për finalen e Kupës UEFA mes Sëlltikut dhe Portos së Zhoze Murinjos.
  • Këtë herë, në Boston në Shtetet e Bashkuara, janë më pak, por gjithsesi ishin rreth 30 000 në rrugët e qytetit të shquar amerikan, ku detyruan edhe një oficer policie që të kërcente vallen sipas ritmit të tyre.
  • Pamjet filmike me pjesëtarin e forcave amerikane blu, që xhonglonte topin I rrethuar nga tifozët e asaj që quhet “Tartan Armi”, bënë xhiron e planetit.

Që janë të jashtëzakonshëm, kjo dihej që më parë. Tifozët skocezë janë padyshim ndër më të zjarrtët në botë, e askush nuk e ka harruar se ishin 80 000 prej tyre që “pushtuan” Seviljen në 2003 për finalen e Kupës UEFA mes Sëlltikut dhe Portos së Zhoze Murinjos. Këtë herë, në Boston në Shtetet e Bashkuara, janë më pak, por gjithsesi ishin rreth 30 000 në rrugët e qytetit të shquar amerikan, ku detyruan edhe një oficer policie që të kërcente vallen sipas ritmit të tyre. Pamjet filmike me pjesëtarin e forcave amerikane blu, që xhonglonte topin I rrethuar nga tifozët e asaj që quhet “Tartan Armi”, bënë xhiron e planetit. Me qindra tifozë e bindën oficerin e policisë që të merrte topin dhe të niste të bënte spektakël me të. U deshën të paktën 30 sekonda që polici të përfundonte mbajtjen e topit të ajër pa rënë në tokë, dhe për këtë u rrethua dhe u përgëzuar me entuziazëm me të mbaruar shfaqjen e tij. Skocia është në grupin C të Kupës së Botës, së bashku me Brazilin, Marokun dhe Haitin. Të mbiquajturit “malësorët”, u kualifikuan për në Botëror pas plot 28 viteve, dhe shpresojnë të kalojnë fazën e grupeve për herë të parë në histori./ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Polici i plagosur mbërrin te Trauma/ U transportua me helikopter drejt Tiranës, Edison Adri me plagë të rënda në nofull Vrasja e policit në Maliq/ Policia: Autori nuk iu bind thirrjes, hapi zjarr në drejtim të efektivëve Vritet polici në krye të detyrës/ Korçë, Enea Mekolli u qëllua gjatë operacionit për arrestimin e të kërkuarit

Lini një Përgjigje