Protesta/ Bllokuan rrugën dhe lëvizjen e automjeteve gjatë tubimit, procedohen 23 persona

Protesta/ Bllokuan rrugën dhe lëvizjen e automjeteve gjatë tubimit, procedohen 23 persona

Pikat kryesore

  • Të paktën 23 persona janë proceduar penalisht nga Policia e Tiranës pas protestave.
  • Vijon puna për identifikimin dhe procedimin e personave të tjerë përgjegjës.
  • Sipas kallëzimit, ky i fundit i është drejtuar me fjalë që kallëzuesi i ka konsideruar kërcënuese.

Të paktën 23 persona janë proceduar penalisht nga Policia e Tiranës pas protestave. Në njoftimin zyrtar policia sqaron se gjatë tubimit të zhvilluar mbrëmjen e djeshme, janë kryer një sërë veprimesh hetimore dhe procedurale për identifikimin e shtetasve që kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin gjatë tubimit. Nga verifikimet e kryera rezultoi se disa nga pjesëmarrësit në tubim kanë organizuar dhe drejtuar pjesëmarrësit, duke penguar qarkullimin e lirë të mjeteve në disa rrugë të Tiranës, ndryshe nga itinerari i njoftuar paraprakisht. Vijon puna për identifikimin dhe procedimin e personave të tjerë përgjegjës. Sakq materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”. Gjithashtu policia njofton se një ditë më parë në polici është paraqitur një shtetas i cili ka kallëzuar se gjatë protestës së zhvilluar më 16.06.2026 është kanosur nga shtetasi Gentjan Progni pas një debati lidhur me publikimin e një videoje në një rrjet social, ku pretendohej se Progni pengonte qytetarët të flisnin në podium. Sipas kallëzimit, ky i fundit i është drejtuar me fjalë që kallëzuesi i ka konsideruar kërcënuese. Gjithashtu, kallëzuesi ka deklaruar se ai dhe bashkëshortja e tij ndihen të kërcënuar nga Progni. Policia ka thirrur dhe i ka marrë deklarim Prognit, i cili ka pranuar se ka kërkuar sqarime nga kallëzuesi për videon e publikuar në një rrjet social. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Balla: Protestat ia morën sheshin Berishës, humbësi më i madh është ai PE miraton progresin e Shqipërisë për anëtarësimin/ Leka: Jemi në rrugën e duhur drejt BE! Protestat nuk kanë kauzë Zverneci, Rama: Brukseli foli qartë! Gazetari: Si duhet ta kuptojmë qëndrimin e Marta Kos

Lini një Përgjigje