Dosja “Metamorfoza”/ Biznesmeni Pëllumb Gjoka dënohet me gjashtë vite burg

Dosja “Metamorfoza”/ Biznesmeni Pëllumb Gjoka dënohet me gjashtë vite burg

Pikat kryesore

  • Dosja “Metamorfoza”, GJKKO vendimin për biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe ish-shefin e policisë Ardit Hasanbegaj.
  • Pëllumb Gjoka dënohet me 9 vite burg, ulet 1/3, zbret në 6 vite, burg i sigurisë së lartë.
  • Gjoka është fajtor për sigurim kushtesh për të kryer vrasjen e shtetasve Kleanthi Musabelli, Dorjan Duli dhe Ibrahim Lici.

Dosja “Metamorfoza”, GJKKO vendimin për biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe ish-shefin e policisë Ardit Hasanbegaj. Pëllumb Gjoka dënohet me 9 vite burg, ulet 1/3, zbret në 6 vite, burg i sigurisë së lartë. Gjoka është fajtor për sigurim kushtesh për të kryer vrasjen e shtetasve Kleanthi Musabelli, Dorjan Duli dhe Ibrahim Lici. Ndërkohë Gjoka është i pafajshëm për akuzën e ‘armëmbajtjes pa leje’. Ai gjithashtu është fajtor për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe për korrupsion aktiv të funksionarëve të sistemit të drejtësisë. Ndërkohë ish-shefi i Policisë, Ardit Hasanbegaj, është fajtor për sigurim kushtesh për vrasjen e Dorjan Dulit dhe Ibrahim Licit, si dhe për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. Ai është dënuar me 7.6 vite burg. Ndërkohë për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i ulet me 1/3 dhe ai do të duhet të vuajë 5 vite burg, në një burg të sigurisë së lartë. Po ashtu atij i është hequr e drejta për të ushtruar funksione publike. Biznesmeni Pëllumb Gjoka, bashkë me disa të pandehur të tjerë po gjykohen me procudurë të zakonshme në një dosje tjetër të “metamorfozës” për vrasjen e Gjin Ndojit, i njohur dhe me mbiemrin Boriçi. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Veliaj mbetet në kafazin e qelqtë/ Gjykata refuzon daljen e tij në sallë dhe transmetim live Veliaj pezullohet afati i paraburgimit/ GJKKO shtyu seancën për shkak të mungesës së avokatëve GJKKO i kthen SPAK dosjen për ish kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshi

Lini një Përgjigje