Pikat kryesore
- Gjatë një interviste për CNN me gazetaren Eleni Giokos, Rama paralajmëroi se fenomeni i dezinformimit online po përbën një kërcënim serioz për demokracitë moderne dhe proceset politike në Europë.
- Kreu i qeverisë shqiptare kritikoi ashpër edhe mënyrën se si, sipas tij, po keqpërdoret liria e shpërndarjes së informacionit në rrjetet sociale.
- “Por sasia e dezinformatave, e videove të rreme, e videove të marra nga protesta në vende të tjera dhe të paraqitura si protesta në Shqipëri, sasia e bot-eve që kanë hyrë aty nga armiku ynë…
Kryeministri Edi Rama ka lidhur protestat masive në Shqipëri me një fushatë të gjerë dezinformimi dhe ndërhyrje kibernetike, duke pretenduar se përmes videove të rreme dhe rrjeteve të bot-eve po manipulohet opinioni publik. Gjatë një interviste për CNN me gazetaren Eleni Giokos, Rama paralajmëroi se fenomeni i dezinformimit online po përbën një kërcënim serioz për demokracitë moderne dhe proceset politike në Europë. Kreu i qeverisë shqiptare kritikoi ashpër edhe mënyrën se si, sipas tij, po keqpërdoret liria e shpërndarjes së informacionit në rrjetet sociale. “Por sasia e dezinformatave, e videove të rreme, e videove të marra nga protesta në vende të tjera dhe të paraqitura si protesta në Shqipëri, sasia e bot-eve që kanë hyrë aty nga armiku ynë… Ne kemi një armik, i vetmi armik është Republika Islamike e Iranit, dhe ata kanë tre vjet që zhvillojnë një sulm kibernetik të pamëshirshëm kundër Shqipërisë dhe janë përfshirë edhe në këtë çështje”, deklaroi Rama. Sipas tij, përhapja masive e informacionit të manipuluar po dëmton funksionimin normal të sistemeve demokratike dhe po minon besimin e qytetarëve te politika dhe institucionet. “Kjo sasi çmendurie po gërryen demokracitë tona nga brenda dhe po e çon hapësirën europiane në drejtime që, më shpejt sesa vonë, do të shkatërrojnë plotësisht ndjesinë e politikës, vendimmarrjes dhe kompromisit në këtë pjesë të botës”, tha ai. Rama bëri thirrje për një qasje të re ndaj rregullimit të hapësirës digjitale, duke argumentuar se liria e shpërndarjes së informacionit nuk duhet të trajtohet njësoj si liria e shprehjes. “Është koha që demokracitë të mos besojnë më se ‘liria e shtrirjes së informacionit’ është një zgjatim i lirisë së shprehjes. Liria e shtrirjes së informacionit është ajo që çdo regjim, përmes propagandës, ka përdorur për të futur gënjeshtrën në çdo mendje”, u shpreh kryeministri. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Rama: Shqipëria po hyn në një fazë të re zhvillimi, investimi në Sazan mund të jetë më i madhi në Europë Flamingot morën fitoren e parë?/ Rama për raportin e PE: Amendamenti s’ka lidhje me Zvërnecin, u informuan nga sorrat e korbat Protesta/ Rama: S’e kuptoj pse “flamingot” nuk duan të ndahen nga “sorrat e korbat” që kërkojnë të marrin peng Shqipërinë?!