Akuzat për kërcënim janë të pavërteta”, Bajrat kallëzojnë në SPAK deputeten Koçeku

Akuzat për kërcënim janë të pavërteta”, Bajrat kallëzojnë në SPAK deputeten Koçeku

Pikat kryesore

  • Safet dhe Behar Bajri kanë depozituar në SPAK një kallëzim kundrejt deputetes socialiste Marjana Koçeku e cila pretendoi pak ditë më parë se Bajrat kishin kërcënuar me jetë atë dhe familjen e saj,.
  • Në kallëzimin e bërë publik për mediat, Bajrat theksojnë se pretendimi i Koçekut është i pavërtetë dhe i pambështetur në asnjë provë të paraqitur.
  • Sipas tyre, anëtarë të familjes ndodhen aktualisht të privuar nga liria (në burg), dhe nuk kanë pasur asnjë mundësi faktike për të kryer veprimet që u atribuohen.

Safet dhe Behar Bajri kanë depozituar në SPAK një kallëzim kundrejt deputetes socialiste Marjana Koçeku e cila pretendoi pak ditë më parë se Bajrat kishin kërcënuar me jetë atë dhe familjen e saj,. Në kallëzimin e bërë publik për mediat, Bajrat theksojnë se pretendimi i Koçekut është i pavërtetë dhe i pambështetur në asnjë provë të paraqitur. Sipas tyre, anëtarë të familjes ndodhen aktualisht të privuar nga liria (në burg), dhe nuk kanë pasur asnjë mundësi faktike për të kryer veprimet që u atribuohen. Po ashtu ata thonë se deputetja nuk ka paraqitur asnjë nga provat e pretenduara pranë organeve kompetente. Për këtë arsye Bajrat kanë kërkuar depozitimin e kallëzimit dhe nisjen e një procedimi penal ndaj rastit. KALLËZIM PENAL DREJTUAR: PROKURORISË SË POSAÇME KUNDËR KORRPUSIONIT DHE KRIMIT TE ORGANIZUAR KALLËZUES: BEHAR BRAJOVIQ SAFET RUSTEMI KUNDËR: Marjana Koçeku, deputete e Kuvendit të Shqipërisë (e zgjedhur në Qarkun Shkodër) I/E nderuar Prokurore; Në mbështetje të dispozitave të Kodit të Procedurës Penale për kallëzimin e veprës penale, paraqes këtë kallëzim dhe parashtroj sa vijon.

Lini një Përgjigje