Pikat kryesore
- Kepi i Gjelbër jo vetëm po habit gjithë rruzullin me rezultatet në këtë Botëror në Amerikën e Veriut, por po vendos edhe rekorde.
- Pas barazimit të dytë me një skuadër që ka dalë kampione e botës, pra ndaj Uruguajit, pasi ia doli ndaj Spanjës, skuadra e ishullit të vogël afrikan pati aftësinë dhe fatin për të shkruar një tjetër faqe historie.
- Goli I shënuar nga Pina në minutën e 21-të, ishte i pari nga një skuadër debutuese në kupat e botës, që realizohet direkt nga goditja e dënimit që nga viti tashmë tepër I largët 1966.
Nuk do të jetë e lehtë të harrohet ky ekip. Kepi i Gjelbër jo vetëm po habit gjithë rruzullin me rezultatet në këtë Botëror në Amerikën e Veriut, por po vendos edhe rekorde. Pas barazimit të dytë me një skuadër që ka dalë kampione e botës, pra ndaj Uruguajit, pasi ia doli ndaj Spanjës, skuadra e ishullit të vogël afrikan pati aftësinë dhe fatin për të shkruar një tjetër faqe historie. Goli I shënuar nga Pina në minutën e 21-të, ishte i pari nga një skuadër debutuese në kupat e botës, që realizohet direkt nga goditja e dënimit që nga viti tashmë tepër I largët 1966. Pra, u deshën 60 vjet që një debutues të realizonte direkt nga ky aksion standard. Gola të tjerë nga goditjet e dënimit ka pasur mjaft, por jo nga debutues. Një rekord tjetër u vendos në Uruguaj-Kepi i Gjelbër, për meritë të të dyja palëve. Portat mbroheshin nga gardianët Vozinja për afrikanët dhe Muslera për amerikanolatinët. Për herë të parë në historinë e një ndeshjeje në kupat e botës, dy portierët ishin mbi 40 vjeç, Vozinja 40 vjeç e 18 ditë dhe Muslera 40 vjeç e 5 ditë. /abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! “Partia anti CR7” te Portugalia/ Vazhdojnë kritikat ndaj Cristiano Ronaldo, kundër edhe shokët Dita e golave të shekullit/ Mbushen plot 40 vjet nga dy rrjetat e “Zotit” Diego Maradona Messi, gati të “pushtojë” botën/ “Pleshti” kërkon të vazhdojë rrugën e rekordeve në këtë Botëror