Pikat kryesore
- Fundi i muajit qershor po sjell një mot me kontraste të forta në vend.
- Temperaturat do të vijojnë të rriten ndjeshëm, duke shënuar deri në 36 gradë Celsius në zonat e ulëta, ndërsa bregdeti do të përjetojë temperatura deri në 33 gradë.
- Sipas sinoptikanes së IGJEUM, Anira Gjoni, edhe zonat malore nuk do t’i shpëtojnë të nxehtit, me termometrin që do të ngjitet deri në 30 gradë Celsius.
Fundi i muajit qershor po sjell një mot me kontraste të forta në vend. Temperaturat do të vijojnë të rriten ndjeshëm, duke shënuar deri në 36 gradë Celsius në zonat e ulëta, ndërsa bregdeti do të përjetojë temperatura deri në 33 gradë. Sipas sinoptikanes së IGJEUM, Anira Gjoni, edhe zonat malore nuk do t’i shpëtojnë të nxehtit, me termometrin që do të ngjitet deri në 30 gradë Celsius. Megjithatë, përveç vapës intensive dhe ditëve me diell, moti pritet të rezervojë edhe surpriza. Në disa zona të vendit do të ketë reshje shiu dhe rrebeshe lokale, duke krijuar luhatje të menjëhershme të kushteve atmosferike.