Aksident në dalje të Elbasanit/ Makina përplaset me furgonin e pasagjerëve dhe përfshihet…

Aksident në dalje të Elbasanit/ Makina përplaset me furgonin e pasagjerëve dhe përfshihet…

Pikat kryesore

  • ELBASAN- Një aksident rrugor është regjistruar këtë të hënë në dalje të Elbasanit, ku një automjet është përplasur me një furgon pasagjerësh dhe më pas është përfshirë nga flakët.
  • Sipas informacioneve paraprake, përplasja mes dy mjeteve ka qenë e fortë.
  • Menjëherë pas aksidentit, automjeti ka shpërthyer në flakë, duke shkaktuar momente paniku për drejtuesit dhe personat që ndodheshin pranë vendit të ngjarjes.

ELBASAN- Një aksident rrugor është regjistruar këtë të hënë në dalje të Elbasanit, ku një automjet është përplasur me një furgon pasagjerësh dhe më pas është përfshirë nga flakët. Sipas informacioneve paraprake, përplasja mes dy mjeteve ka qenë e fortë. Menjëherë pas aksidentit, automjeti ka shpërthyer në flakë, duke shkaktuar momente paniku për drejtuesit dhe personat që ndodheshin pranë vendit të ngjarjes. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar në asnjërin prej mjeteve, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Aksident me vdekje në Divjakë Nga plagosja në Elbasan te arrestimi në Ksamil, kush është personazhi problematik i njohur si “Vis Korçari” Aksident në aksin Durrës–Tiranë/ Makina përplaset me shtyllën dhe më pas përfshihet nga flakët

Lini një Përgjigje