Interes për skemën kombëtare në bujqësi/ Kanë aplikuar mbi 32 mijë fermerë, afat deri në…

Interes për skemën kombëtare në bujqësi/ Kanë aplikuar mbi 32 mijë fermerë, afat deri në…

Pikat kryesore

  • Fermerët kanë shfaqur interes për të përfituar nga skema kombëtare e financimit në bujqësi.
  • Nga të dhënat rezulton se deri më tani kanë aplikuar mbi 32 mijë fermerë.
  • Ndërkohë që kanë mbetur edhe 3 ditë kohë deri në mbylljen e aplikimeve.

Fermerët kanë shfaqur interes për të përfituar nga skema kombëtare e financimit në bujqësi. Nga të dhënat rezulton se deri më tani kanë aplikuar mbi 32 mijë fermerë. Ndërkohë që kanë mbetur edhe 3 ditë kohë deri në mbylljen e aplikimeve. Sipas skemës vlera e financimit është parashikuar të jetë 10,000 lekë/ha për sipërfaqe të mbjella me kultura bujqësore por kusht është që sipërfaqja të jetë minimumi 3 ha. Ndërkohë që ata fermerë që kanë të mbjellë mbi 10 hektarë tokë me kulturë bujqësore do të përfitojnë 50%. Përparësi në skemën kombëtare të financimit për këtë vit me 100% mbështetje është parashikuar për Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor. Aplikimet për masat direkte kryhen online në portalin e-Albania, ndërsa për masat e investimeve dokumentacioni dorëzohet fizikisht pranë zyrave qendrore të AZHBR. Skema Kombëtare 2026, përfshin 9 masa direkte dhe 3 masa investimi. Me skemën e re është përgjysmuar numri i bagëtive që duhet të ketë një blegtor për të përfituar. për çdo krerë lopë blegtorët që kanë tufa jo më të më të vogla se 5 bagëti do të marrin 12 mijë lekë. Ndërsa tek të imtat financimi është rritur nga 1200 lekë në 1.500 lekë për krerë. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! “News Line” me Rovena Neziri, (23/06/2026) Temperaturat ekstreme paralizojnë Londrën dhe rrjetin hekurudhor Tensionet në Libanin jugor/ Dy të vrarë pas sulmeve mes Izraelit dhe Hezbollah, palët akuzojnë njëra-tjetrën

Lini një Përgjigje