Shërbimet dhe bujqësia nxisin punësimin/ INSTAT: Gjatë vitit 2025 papunësia u ul në 8.4%

Shërbimet dhe bujqësia nxisin punësimin/ INSTAT: Gjatë vitit 2025 papunësia u ul në 8.4%

Pikat kryesore

  • Sipas INSAT sektori i shërbimeve dhe sektori bujqësor kanë përqindjen më të lartë të të punësuarve, me përkatësisht 46,9% dhe 33,8% të të punësuarve gjithsej.
  • Në vitin 2025, në qarkun e Tiranës, sektori i shërbimeve përfshin pjesën më të madhe të të punësuarve gjithsej, me rreth 70% të tyre.
  • Në qarkun e Durrwsit , Lezhës, Vlorës, Shkodrës dhe Gjirokastrës rezulton se rreth 45% e të punësuarve janë të angazhuar në sektorin e shërbimeve.

Tregu i punës në Shqipëri ka regjistruar përmirësim gjatë vitit të kaluar.Sipas të dhënave të detajuara të Instat mbi këtë treg rezulton se Papunësia ka zbritur në 8.4% duke pësuar një tkurrje me 0,1% krahasuar me vitin 2024. Turizmi mban peshë kryesore në numrin e të punësuarve. Sipas INSAT sektori i shërbimeve dhe sektori bujqësor kanë përqindjen më të lartë të të punësuarve, me përkatësisht 46,9% dhe 33,8% të të punësuarve gjithsej. Në vitin 2025, në qarkun e Tiranës, sektori i shërbimeve përfshin pjesën më të madhe të të punësuarve gjithsej, me rreth 70% të tyre. Në qarkun e Durrwsit , Lezhës, Vlorës, Shkodrës dhe Gjirokastrës rezulton se rreth 45% e të punësuarve janë të angazhuar në sektorin e shërbimeve. Në qarqet e tjera të vendit si Fieri , Korçae Berati është punësimi në bujqësi ai që zë një peshë të konsiderueshme me mbi 45%. Sipas gjinisë, shkalla zyrtare e papunësisë është më e ulët për meshkujt dhe më e lartë për femrat. Në total, 23.7% e popullsisë së grupmoshës 15-64 vjeç klasifikohet si ekonomikisht joaktive, pra persona që nuk punojnë dhe nuk janë duke kërkuar aktivisht punë. Të dhënat tregojnë se grupi më i madh i kësaj popullsie përbëhet nga nxënësit dhe studentët. Po ashtu në vitin 2025, është rritur edhe paga mesatare në Shqipëri e cila rezulton 84.112 lekë, duke shënuar një rritje prej 8.6%, krahasuar me vitin 2024. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Pasuritë dhe shërbimet shtysë për ekonominë/ INSTAT: Pasuritë e paluajtshme rezultojnë me performancë më të mirë Italia udhëheq fluksin e turistëve në vend/ INSTAT: Vizitorët që u akomoduan në Shqipëri u rriten me 19,7 përqind Paga mesatare arrin në 90 mijë lekë/ INSTAT: Shkalla e papunësisë arrin në 8.4 përqind

Lini një Përgjigje