Hoxha sulmon protestuesin, reagon Rama: Po ti, për llogari të kujt je futur në protestë?

Hoxha sulmon protestuesin, reagon Rama: Po ti, për llogari të kujt je futur në protestë?

Pikat kryesore

  • Një postim i hoxhës Mustafa Terniqi, i cili sulmon një prej aktivistëve kryesorë në protestat që po zhvillohen në Tiranë prej më shumë se 20 ditësh, ka nxitur reagimin e kryeministrit Edi Rama.
  • “Ah, pra unë e paskam ditur diçka kur ia tregova shqiptarëve këtë “hero” të flamingove”, shkruan Rama në reagimin e tij në rrjetet sociale, duke iu referuar aktivistit Arben Kola.
  • Pra shkurt llafi, të mos luash kukamçefthi hoxhë, e të mos bësh punën e shejtanit duke futur xixa mes shqiptarëve, se nuk ia ka borxh askujt ky vend ndezjen e zjarreve të dasive fetare, as mesveti, as me botën.

Një postim i hoxhës Mustafa Terniqi, i cili sulmon një prej aktivistëve kryesorë në protestat që po zhvillohen në Tiranë prej më shumë se 20 ditësh, ka nxitur reagimin e kryeministrit Edi Rama. “Ah, pra unë e paskam ditur diçka kur ia tregova shqiptarëve këtë “hero” të flamingove”, shkruan Rama në reagimin e tij në rrjetet sociale, duke iu referuar aktivistit Arben Kola. “Po pyetja ime tani është, po ti o hoxhë për llogari të kujt je futur në protestë se vendi yt është në xhami dhe për ty që duhet të drejtosh lutjet, Kurani thotë se mbi kurrizin tënd rëndon një përgjegjësi e madhe, për të paqtuar shpirtrat, për të predikuar të vërtetën dhe për të mos e fshehur dijen? Pra shkurt llafi, të mos luash kukamçefthi hoxhë, e të mos bësh punën e shejtanit duke futur xixa mes shqiptarëve, se nuk ia ka borxh askujt ky vend ndezjen e zjarreve të dasive fetare, as mesveti, as me botën. Askush të mos dyshojë se do t’ia lejoja vetes të merresha kështu me këdo protestues që s’ka mizë në vesh kur flet, se po t’ia lejoja s’do respektoja rolin dhe detyrën time ndaj shqiptarëve. Po shqiptarët, në daç në punë, në daç në protestë e në daç në kafe, s’mund të lejojnë që këta të mizave instaluara në vesh, t’i nxisin keq e më keq kundër njëri-tjetrit…”. Çfarë tha hoxha Mustafa Terniqi?

Lini një Përgjigje