Bernard Berisha mbyll aventurën te Dinamo, sulmuesi paralajmëron së shpejti klubin e ri

Bernard Berisha mbyll aventurën te Dinamo, sulmuesi paralajmëron së shpejti klubin e ri

Pikat kryesore

  • Bernard Berisha nuk do të vazhdojë me Dinamon në sezonin e ardhshëm.
  • Vendimin e ka bërë publik vetë sulmuesi, i cili ka sqaruar se ndarja është arritur në mirëkuptim me klubin kryeqytetas.
  • Në reagimin e tij, 34-vjeçari ka falënderuar presidentin, stafin, shokët e skuadrës dhe veçanërisht tifozët dinamovit për mbështetjen dhe respektin e treguar gjatë kësaj periudhe.

Bernard Berisha nuk do të vazhdojë me Dinamon në sezonin e ardhshëm. Vendimin e ka bërë publik vetë sulmuesi, i cili ka sqaruar se ndarja është arritur në mirëkuptim me klubin kryeqytetas. Në reagimin e tij, 34-vjeçari ka falënderuar presidentin, stafin, shokët e skuadrës dhe veçanërisht tifozët dinamovit për mbështetjen dhe respektin e treguar gjatë kësaj periudhe. Berisha thekson gjithashtu se shumë shpejt do të bëjë të ditur edhe ekipin ku do të vijojë karrierën, teksa nga ky moment është një lojtar i lirë.

Lini një Përgjigje