PD kërkon mocion me debat pas miratimit të raportit të PE për Shqipërinë

PD kërkon mocion me debat pas miratimit të raportit të PE për Shqipërinë

Pikat kryesore

  • Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar zhvillimin e një mocioni me debat mbi raportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë për vitin 2025.
  • Kërkesa mban firmën e kryetarit Gazment Bardhi, ndërsa në të listohen 20 shqetësime të evidentuara nga Parlamenti Evropian, të cilat kërkojnë një trajtim të menjëhershëm nga Kuvendi i Shqipërisë.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar zhvillimin e një mocioni me debat mbi raportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë për vitin 2025. Kërkesa mban firmën e kryetarit Gazment Bardhi, ndërsa në të listohen 20 shqetësime të evidentuara nga Parlamenti Evropian, të cilat kërkojnë një trajtim të menjëhershëm nga Kuvendi i Shqipërisë. “PE thekson se Komisioni Evropian e ka paralajmëruar Shqipërinë kundër veprimeve që mund të ndikojnë negativisht në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, në kushtet e protestave të vazhdueshme kombëtare lidhur me një projekt zhvillimi luksoz në shkallë të gjerë, i cili kërcënon një zonë të mbrojtur natyrore ku jetojnë flamingot, fokat dhe ku ndodhen vende folezimi të breshkave. Mbështet kritikat e Komisionit në këtë drejtim dhe kujton se përafrimi me legjislacionin mjedisor të Bashkimit Evropian, përfshirë Direktivën për Shpendët dhe Direktivën për Habitatet, është një kusht paraprak për anëtarësimin në BE. ”, thuhet ndër të tjera në dokument. Në rezolutë, Parlamenti Evropian shprehu shqetësimin në lidhje me zhvillim brenda zonës së mbrojtur Vjosë-Nartë, duke theksuar se janë pasoja të ndryshimeve ligjore që lejojnë zhvillime turistike brenda territoreve të mbrojtura. Për këtë arsye, Parlamenti Evropian i bën thirrje autoriteteve shqiptare të vendosin menjëherë një moratorium për çdo leje të re ndërtimi, punim apo projekt zhvillimor në zonat e mbrojtura, derisa të rishikohen ndryshimet ligjore të kundërshtuara nga institucionet evropiane.

Lini një Përgjigje