Prokurorët e SPAK në SHBA / Takime me zyrtarët amerikanë për bashkëpunimin kundër krimit

Prokurorët e SPAK në SHBA / Takime me zyrtarët amerikanë për bashkëpunimin kundër krimit

Pikat kryesore

  • Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Klodjan Braho ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një vizitë dy ditore.
  • Braho shoqërohet nga drejtuesi i seksionit për krimin e organizuar Vladimir Mara dhe nga Dorina Bejko, e cila udhëheq seksionin e korrupsionit.
  • Tre prokurorët janë ftuar për të zhvilluar një takim të nivelit të lartë, teksa në fokus të bisedimeve pritet të jetë forcimi i bashkëpunimit dhe mbështetjes për Prokurorinë e Posaçme.

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Klodjan Braho ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një vizitë dy ditore. Braho shoqërohet nga drejtuesi i seksionit për krimin e organizuar Vladimir Mara dhe nga Dorina Bejko, e cila udhëheq seksionin e korrupsionit. Tre prokurorët janë ftuar për të zhvilluar një takim të nivelit të lartë, teksa në fokus të bisedimeve pritet të jetë forcimi i bashkëpunimit dhe mbështetjes për Prokurorinë e Posaçme. Prioritet për amerikanët vijon të jetë lufta ndaj narkotrafikut dhe karteleve të dorgës, shqetësim i cili është ngritur më herët edhe në takimet që ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Nancy Vanhorn ka zhvilluar në SPAK me drejtuesin aktual Klodjan Braho, si dhe me ish shefin e kësaj strukture Altin Dumani. Nga Prokroria e Posaçme ende nuk është përcjellë komunikatë zyrtare, sakaq nuk ka detaje më të hollësishme për bisedimet që janë zhvilluar përgjatë kësaj të marte me drejtuesit e nivelit të lartë. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Kriset marrëdhënia Trump–Meloni / Presidenti amerikan akuzon Italinë: “Nuk na ndihmoi me Hormuzin” “Largimi i shqiptarëve është bllokuar”, Idajet Beqiri: Berisha, politikë shfarosëse ndaj shqiptarëve Ankthi nga flakët në pallatin 12-katësh / 4 orë luftë për të shuar zjarrin, heroizëm i njerëzve me uniformë në Tiranë

Lini një Përgjigje