Pikat kryesore
- Rreth 15% thonë se e ndoqën shumë pak, dhe vetëm 5% patën durimin ta ndjekin gjithë protestën nga TV.
- Sinjalin e dhanë të rinjtë qartë të premten pasdite në bulevard, jo për protestën e doktorit, por morën majtas…
- KAMPIONI: 1467 banorë të rritur të vendit Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë.
Shumica jo vetëm nuk e ndjek, por as nuk e sheh. Dhe pse 90% e televizioneve përcjellin në transmetim maratonë live protestën e opozitës nga fillimi në mbarim, sondazhi “Zëri i Shqiptarëve” në ABC Neës tregon se vetë shqiptarët në masë gati 80% thanë se nuk e kanë parë fare protestën e fundit të 17 prillit. Rreth 15% thonë se e ndoqën shumë pak, dhe vetëm 5% patën durimin ta ndjekin gjithë protestën nga TV. Mesa duket, qytetarët e Shqipërisë atë pasdite të së premtes thjesht ndërruan kanalin për të parë diçka më argëtuese, ose zgjodhën të dalin një xhiro nga liqeni, të pinë një kafe apo të largohen nga qyteti për të shijuar pushimin e fundjavës. Sinjalin e dhanë të rinjtë qartë të premten pasdite në bulevard, jo për protestën e doktorit, por morën majtas… për koncertin te Piramida. KAMPIONI: 1467 banorë të rritur të vendit Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë. Pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit. Kampioni u ripeshua statistikisht për t’i përfaqësuar sa më mirë 1.9 milionë banorët e rritur të Shqipërisë nga pikëpamja gjeografike, demografike, arsimore, dhe politike. Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor: +/- 2.5%