Policia duhet të ndalojë përshkallëzimet”, Yzeiraj: Ndryshimi në taktikë, ‘me urdhër’ të…

Policia duhet të ndalojë përshkallëzimet”, Yzeiraj: Ndryshimi në taktikë, ‘me urdhër’ të…

Pikat kryesore

  • Ish ministri Bajram Yzeiraj tha se, megjithëse Policia e Shtetit ka eksperiencë në menaxhimin e protestave, sfida kryesore mbetet mënyra si drejtuesit analizojnë situatat dhe përshtatin taktikat në terren.
  • Ai theksoi se hezitimi për të ndërhyrë që në fazat e para mund të sjellë rrezik për përshkallëzim të dhunës, sidomos kur identifikohen elementë të armatosur me mjete si molotovët.
  • “Policia ka eksperiencë, por problemi është te ekipi drejtues, si analizon situatën dhe çfarë modifikimesh bën në taktikë.

Ish ministri Bajram Yzeiraj tha se, megjithëse Policia e Shtetit ka eksperiencë në menaxhimin e protestave, sfida kryesore mbetet mënyra si drejtuesit analizojnë situatat dhe përshtatin taktikat në terren. Ai theksoi se hezitimi për të ndërhyrë që në fazat e para mund të sjellë rrezik për përshkallëzim të dhunës, sidomos kur identifikohen elementë të armatosur me mjete si molotovët. “Policia ka eksperiencë, por problemi është te ekipi drejtues, si analizon situatën dhe çfarë modifikimesh bën në taktikë. Ka pasur një hezitim nga strukturat nëse duhet ndërhyrë që në fillim apo jo. Këtu edhe vetë taktika nuk ka një qartësi për të thënë që duhet ndërhyrë që në fillim; duhet të peshosh anët e mira. Nëse e ke identifikuar një gjë, nuk mund të vonosh, sepse mund të ndodhin ngjarje të cilat ke detyrë t’i parandalosh. Policia është përgjegjëse për rendin, por duhet të ndalojë raste më të rënda. Në protestat e mëparshme organizatorët i kanë përdorur këto mjete; janë mbi 40 granada të quajtura molotovë. Ndryshimi në taktikë është te analiza e ekipit dhe duket që ka marrë pjesë direkt drejtori; ky drejtor ka formimin, ka dhënë kontribute dhe ka bërë karrierë të rregullt. Një ndër defektet e policisë janë provat; vetëm me filmime nuk mjafton. Armët konkrete që janë kapur e kanë vënë në pozicion gjykatën.” / abcnews.al / Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! “Të prishen “çerdhet problematike” në Policinë Kriminale”, ish-ministri: Korrigjimet e thella janë të domosdoshme Monitorimi i rrugëve përmes radarëve/ Softa: Një hap drejt Europës, makinat inteligjente nuk zgjidhën problemin “Policia të jetë në nivelin e duhur”/ Jo më ndalim rutinë mjetesh, Leka: Të zbatojmë rregullat e qarkullimit

Lini një Përgjigje