Zyrtare: Klisman Cake largohet nga Shkëndija, transferohet në Rusi

Zyrtare: Klisman Cake largohet nga Shkëndija, transferohet në Rusi

Pikat kryesore

  • KF Shkëndija dhe mbrojtësi Klisman Cake kanë mbyllur bashkëpunimin katërvjeçar, me futbollistin shqiptar që do të vazhdojë karrierën tek klubi rus Akhmat Grozny.
  • Klisman Cake iu bashkua Shkëndijës në janar të vitit 2022 dhe për katër vite e pesë sezone jo të plota ishte pjesë e pandashme e kuqezinjve.
  • Gjatë kësaj periudhe ai fitoi titullin kampion dhe regjistroi 133 paraqitje zyrtare (106 në kampionat, 3 në Kupë dhe 24 në arenën evropiane), duke shënuar 12 gola.

KF Shkëndija dhe mbrojtësi Klisman Cake kanë mbyllur bashkëpunimin katërvjeçar, me futbollistin shqiptar që do të vazhdojë karrierën tek klubi rus Akhmat Grozny. Në respekt të dëshirës së lojtarit për të hedhur hapin e radhës në karrierë dhe për të provuar një sfidë të re ndërkombëtare, Shkëndija vendosi të bashkëpunojë në realizimin e këtij transferimi, duke përfituar një dëmshpërblim financiar, transmeton GazetaBlic Sport. Klisman Cake iu bashkua Shkëndijës në janar të vitit 2022 dhe për katër vite e pesë sezone jo të plota ishte pjesë e pandashme e kuqezinjve. Gjatë kësaj periudhe ai fitoi titullin kampion dhe regjistroi 133 paraqitje zyrtare (106 në kampionat, 3 në Kupë dhe 24 në arenën evropiane), duke shënuar 12 gola. Studentët e UNI-UNI – Universum International College Powered by Arizona State University arritën sukses të jashtëzakonshëm duke Nëse Düsseldorfi është destinacioni juaj, PrishtinaTicket ju ofron fluturime direkte nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës çdo ditë, 01/10/2026 11:59 Xabi Alonso para finales ndaj Barcelonës: Çdo gjë mund të ndodhë, por ne duam fitoren 01/10/2026 11:25 Zyrtare: Klisman Cake largohet nga Shkëndija, transferohet në Rusi 01/10/2026 11:09 Duelin prestigjoz Sinner-Alcaraz në Seul e fiton spanjolli

Lini një Përgjigje