Pikat kryesore
- Nga ky ndryshim përjashtohen rastet kur pasaporta e fundit është aplikuar përpara vitit 2012.
- Këto aplikime do të vijojnë të kryhen vetëm në zyrat sipas vendbanimit të qytetarëve, në përputhje me procedurat në fuqi.
- Karta e identitetit tërhiqet pranë zyrës së aplikimit, ndërsa pasaporta biometrike pranë Drejtorisë Vendore të Policisë në qarkun ku bëhet aplikimi.
Pasaporta biometrike dhe karta identiteti pas vitit 2012, udhëzimi i ri: Aplikimi për rinovim bëhet në çdo zyrë, pavarësisht gjendjes civile Aplikimi për pasaportat biometrike dhe kartat e identitetit mund të bëhen në cdo zyrë të kompanisë së prodhimit të tyre, në mbarë vendin. Udhëzimi i ri për të gjitha riaplikimet për pasaportë biometrike dhe kartë identiteti, (standarde ose të përshpejtuara), synon të rrisë aksesueshmërinë dhe fleksibilitetin e shërbimit për qytetarët, si dhe reduktuar kohën e kostot e lëvizjes. Nga ky ndryshim përjashtohen rastet kur pasaporta e fundit është aplikuar përpara vitit 2012. Këto aplikime do të vijojnë të kryhen vetëm në zyrat sipas vendbanimit të qytetarëve, në përputhje me procedurat në fuqi. Karta e identitetit tërhiqet pranë zyrës së aplikimit, ndërsa pasaporta biometrike pranë Drejtorisë Vendore të Policisë në qarkun ku bëhet aplikimi. loading…