Pikat kryesore
- Rrëzimi nga pushteti 16 vjeçar i Viktor Orban ka trazuar skenën politike edhe në Maqedoninë e Veriut.
- Lideri i opozitës maqedonase Venko Filipçe kërkon që ish kryeministri Nikolla Gruevski, i cili është arratisur dhe strehuar për vite me rradhë në Hungari, duhet të kthehet dhe të përgjigjet përpara drejtësisë.
- Ai e përshëndeti qëndrimin e politikës së re në Hungari se ata do ti dorëzojnë personat që i ikin drejtësisë dhe fshihen prej saj.
Rrëzimi nga pushteti 16 vjeçar i Viktor Orban ka trazuar skenën politike edhe në Maqedoninë e Veriut. Lideri i opozitës maqedonase Venko Filipçe kërkon që ish kryeministri Nikolla Gruevski, i cili është arratisur dhe strehuar për vite me rradhë në Hungari, duhet të kthehet dhe të përgjigjet përpara drejtësisë. Ai e përshëndeti qëndrimin e politikës së re në Hungari se ata do ti dorëzojnë personat që i ikin drejtësisë dhe fshihen prej saj. Filipçe kërkoi nga qeveria të përgjigjet, nëse e ka dorëzuar një kërkesë për ekstardimin e Nikolla Gruevskit. I pyetur nga mediat vendase kryeministri aktual Hristian Mickoski deklaroi se kjo çështje i takon drejtësisë hungareze, por nëse Gruevski shkel në territorin e Maqedonisë së Veriut ai do të arrestohet dhe do të dënohet me burg, pasi ndaj tij ka vendim gjykate që qëndron në fuqi për akuzat korrupsion, shpërdorim detyre dhe abuzim me pushtetin. Ministria e Drejtësisë njofton se deri më tani është paraqitur një kërkesë për ekstradimin e Nikolla Gruevskit më 20 nëntor 2018, e cila është plotësuar në qershor të vitit 2019. Nga Ministria theksojnë se Republika e Hungarisë e ka refuzuar kërkesën për ekstradim më 5 gusht 2019, me arsyetimin se Nikolla Gruevskit i është dhënë azil sipas legjislacionit hungarez, i cili nuk lejon ekstradimin e personave që gëzojnë një status të tillë në vendin nga janë larguar. Pas riaktualizimit të çështjes së ekstradimit, i cili erdhi pas rezultateve të zgjedhjeve në Hungari, Ministria e Drejtësisë njoftoi se po e ndjek vazhdimisht rastin dhe po ndërmerr të gjitha masat në përputhje me ligjin./ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! VMRO, Meta thërret: Fitore/ Ish-Presidenti i Shqipërisë, entuziast për rezultatin e ish-partisë së Gruevskit Përvetësoi 1.3 milionë euro, Gjykata dënon me 7 vite burg Nikola Gruevskin I gjenden pistoleta në banesë, Gruevski: I kam blerë dhe kam leje