Kush është “bosi” i Call Centr-ave që po kërkon SPAK? Gazetarja jep detaje: Është…

Kush është “bosi” i Call Centr-ave që po kërkon SPAK? Gazetarja jep detaje: Është…

Pikat kryesore

  • Gazetarja Klodiana Lala, ka dhënë detaje në lidhje me aksionin e SPAK, ku u goditën rrjeti i Call Centr-ve që mashtronin qytetarët europianë.
  • Lala tha se aktualisht po bëhen kërkime për pronarët e vërtetë të këtyre Call Centrave, i cili sipas saj është një personazh i njohur.
  • Sipas gazetares, ky i fundit bashkëpunon me gruan e tij në këtë aktivitet të jashtëligjshëm.

Gazetarja Klodiana Lala, ka dhënë detaje në lidhje me aksionin e SPAK, ku u goditën rrjeti i Call Centr-ve që mashtronin qytetarët europianë. Lala tha se aktualisht po bëhen kërkime për pronarët e vërtetë të këtyre Call Centrave, i cili sipas saj është një personazh i njohur. Sipas gazetares, ky i fundit bashkëpunon me gruan e tij në këtë aktivitet të jashtëligjshëm. Lala: Është duke u hetuar vetëm në një drejtim tani, për të identifikuar pronarët e vërtetë të Call-Centera-ve që u goditën në Rrugën e Kavajës në apartamentet atje dhe zonës së Kopshtit Zoologjik, Prokuroria pak a shumë e ka të qartë se kush janë këta emra të dyshuar. Ky është një hetim që ka zgjatur dy vjet tashmë. Së pari do shkohet te provat, nga pyetja e personave të pyetur, nga kërkimet, gjetjet, mënyra se si janë pastruar paratë, ende nuk e kanë në kërkim bosin e Call-Center, së bashku me bashkëshorten e tij, nuk është një personazh i panjohur. Është personazh që njihet në rrethin e atyre që konsiderohen bosët e Call-Center-ave.

Lini një Përgjigje