Pikat kryesore
- TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar katër persona dhe ka nisur hetim penal për disa të tjerë, në lidhje me zjarrin e rënë një ditë më parë në një kompleks banimi te zona “Faramcia 10” në kryeqytet.
- Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka nisur në ambientin e pasmë të marketit, ku ishin grumbulluar mbeturina.
- Sipas Policisë, menaxherja e marketit nuk kishte marrë masat e nevojshme për pastrimin e tyre.
TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar katër persona dhe ka nisur hetim penal për disa të tjerë, në lidhje me zjarrin e rënë një ditë më parë në një kompleks banimi te zona “Faramcia 10” në kryeqytet. Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka nisur në ambientin e pasmë të marketit, ku ishin grumbulluar mbeturina. Sipas Policisë, menaxherja e marketit nuk kishte marrë masat e nevojshme për pastrimin e tyre. Në pranga kanë rënë: Agron Cara, 54 vjeç, administratori i kompleksit, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”; Razie Sula, 54 vjeçe, menaxherja e marketit në katin e parë, për “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia” dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”; Enver Admi, 66 vjeç, inxhinier drejtues i punimeve, për “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”; Altin Furtuna, 46 vjeç, administrator i subjektit që ka kryer punimet e fasadës, për të njëjtën vepër penale. Ndërkohë, ka nisur hetimi penal edhe për dy punonjëse të marketit për “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”, si dhe për pronarin e kompleksit, Armand Lilo dhe kontraktorin e ndërtimit. Gjithashtu, administratori i kompleksit dyshohet se nuk kishte kryer kontrollet e nevojshme për funksionimin e sistemit të mbrojtjes nga zjarri dhe të shpëtimit. Si pasojë e flakëve janë dëmtuar 11 persona, mes tyre punonjës të shërbimit zjarrfikës dhe banorë të pallatit. Të gjithë ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin trajtim mjekësor në spital. Grupi hetimor vijon punën në vendngjarje për të përcaktuar dëmin material të shkaktuar, ndërsa në bashkëpunim me Prokurorinë po punohet për dokumentimin e plotë ligjor të përgjegjësive penale për këtë rast./ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Diaspora, forcë transformuese për Shqipërinë në BE Shqiptarët shqetësohen nga lufta/ Sondazhi i ABC News, 50% do që familjet në nevojë të jenë prioriteti i qeverisë Balla takim me Ambasadorin gjerman: Gjermania mbështet fuqimisht rrugën e Shqipërisë drejt BE-së