Pikat kryesore
- Pilotët e “Lufthansa”, si dhe ata të “Lufthansa Cargo” dhe “Lufthansa CityLine”, nisën ndërprerjen e punës menjëherë pas mesnatës së djeshme.
- Më shumë se 1 100 fluturime në aeroportin e Frankfurtit, qendra kryesore e “Lufthansa” dhe aeroporti më i madh në Gjermani, janë anuluar dje dhe sot, ndërsa 710 fluturime të tjera janë pezulluar në e aeroprotine Mynihut.
- Greva e pilotëve, e organizuar nga sindikata ”Vereinigung Cockpit”, fokusohet te mosmarrëveshjet për pagat, përfshirë skemën e pensioneve të kompanisë dhe shpërblimet në filialin rajonal “CityLine”.
Qindra fluturime janë anuluar sot në Gjermani, ndërsa pilotët e kompanisë ajrore “Lufthansa” kanë hyrë në ditën e dytë të grevës, në kuadër të një mosmarrëveshjeje të vazhdueshme për paga më të larta dhe pensione më të mira. Pilotët e “Lufthansa”, si dhe ata të “Lufthansa Cargo” dhe “Lufthansa CityLine”, nisën ndërprerjen e punës menjëherë pas mesnatës së djeshme. Më shumë se 1 100 fluturime në aeroportin e Frankfurtit, qendra kryesore e “Lufthansa” dhe aeroporti më i madh në Gjermani, janë anuluar dje dhe sot, ndërsa 710 fluturime të tjera janë pezulluar në e aeroprotine Mynihut. Greva e pilotëve, e organizuar nga sindikata ”Vereinigung Cockpit”, fokusohet te mosmarrëveshjet për pagat, përfshirë skemën e pensioneve të kompanisë dhe shpërblimet në filialin rajonal “CityLine”. Ndërkohë, pilotët e linjës ajrore “Eurowings” pritet të rikthehen në punë gjatë ditës sç sotme. Po ashtu, stjuardesat e ”Lufthansa” janë thirrur në grevë për të mërkurën dhe të enjten, duke shënuar valën e pestë të aksioneve sindikale në këtë kompani gjatë këtij viti. Të hënën, drejtori i burimeve njerëzore të ”Lufthansa”-s, Michael Niggemann, paralajmëroi sindikatat kundër vazhdimit të kursit konfrontues, duke theksuar se çdo ditë grevë dobëson kompaninë ajrore Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Zëvendëspresidenti i SHBA: Papa Leoni XIV t’u përmbahet vetëm çështjeve të moralit FOTO/ Saranda mirëpret “Sapphire Princess”, mbi 1900 turistë në jugun e Shqipërisë Samiti i Diasporës në Tiranë/ Kryetari i Kuvendit i Maqedonisë së Veriut: Të ndërtojmë politika që ndalojnë largimin e të rinjve