Tiranë, në pranga gruaja që vodhi 40 mijë paund në një market. I arrestuar edhe një…

Tiranë, në pranga gruaja që vodhi 40 mijë paund në një market. I arrestuar edhe një…

Pikat kryesore

  • Dy raste vjedhje të ndryshme të ndodhura në Tiranë janë zbardhur nga policia brenda 24 orëve duke vënë në pranga 2 persona.
  • Sipas hetimeve, shuma ishte lënë përkohësisht në kasetën e depozitimit në një market nga një klient, punonjës i një subjekti për këmbimin e valutave.
  • Policia bëri të ditur se shuma e parave u gjet në subjektin ku punonte e dyshuara dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Dy raste vjedhje të ndryshme të ndodhura në Tiranë janë zbardhur nga policia brenda 24 orëve duke vënë në pranga 2 persona. Gjatë operacionit “Kaseta”, u arrestua shtetasja M. Xh., e dyshuar për vjedhjen e 40 000 paundëve. Sipas hetimeve, shuma ishte lënë përkohësisht në kasetën e depozitimit në një market nga një klient, punonjës i një subjekti për këmbimin e valutave. Policia bëri të ditur se shuma e parave u gjet në subjektin ku punonte e dyshuara dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Edhe gjatë operacionit “The Driver”, u arrestua shtetasi L. B., 28 vjeç. Sipas policisë, gjatë 6 muajve ai dyshohet se ka përvetësuar rreth 3 000 000 lekë, duke shitur për llogari të tij pajisje të një subjekti ku ishte i punësuar si shofer. Pajisjet shërbenin për përpunimin dhe konsumin e kafesë. Si provë materiale u sekuestrua edhe një automjet në pronësi të subjektit, me të cilin i arrestuari transportonte pajisjet e vjedhura. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje